Kryemadhi nga Kavaja: Të ngrihemi të rrëzojmë Edi Ramën, të shpëtojmë të ardhmen tonë europiane

Kryemadhi nga Kavaja: Të ngrihemi të rrëzojmë Edi Ramën, të shpëtojmë të ardhmen tonë europiane

17:16, 24/01/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me strukturat e LSI në Kavajë. Kryemadhi ka ftuar nga Kavaja shqiptarët që të ngrihen në protestë në 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën.

Sipas saj me Edi Ramën kryeministër e ardhmja e Shqipërisë në BE është më e rrezikuar se kurrë.

‘Kavaja është qyteti i demokracisë, por mbi të gjitha është qyteti i revoltës, Nga ky qytet filloi lëvizja e parë demokratike, e cila solli më pas ndryshimin e Shqipërisë. Kavajsti përmbysin çdo regjim që duan ti marrin frymën qytetarëve shqiptarë. Më 16 shkrut do të mblidhe të gjithë në protestë, por data 16 shkurt nuk është dita dhe as data e fundit apo fillimit të protestës, pasi sot po protestojnë të gjithë për shkak të keqqeverisjes, për shkak të taksave të larta, për shkak të varfërisë. Sot protestojnë studentët, bizneset, minatorët, naftëtarët, mësuesit, infermierët, pensionistët. Sot situata në të cilën gjendet Shqipëria është mjaft alarmante. Sot Shqipëria synon të jetë anëtare e BE-së, që të jesh anëtare e BE-së së pari duhet të hapen negociatat, dhe që të hapen negociatat qeveria duhet të bëjë reforma duhet të punojë por mbi të gjitha të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që të hapen këto negociata duhet të ketë vullnet politik, e cila nuk i ka munguar opozitës, por çdo ditë e më shumë të gjithë po e kuptojnë se si problemi i hapjes së negociatave nuk qëndron as tek shqiptarët që varfërohen as tek opozita por tek një njeri i i vetëm që ka marrë peng PS-në, qeverinë dhe parlamentin dhe ky është Edi Rama. Prandaj që Shqipëria të  jetë një vend si gjithë vendet e tjera të BE-së, prandaj për ta patur Shqipërinë një vend europiane ne nuk kemi zgjedhje tjetër të largojmë Edi Ramën për tu krijuar shanse të barabarta të gjithë shqiptarëve. Largimi i Ramës nuk është vendim politik, por është mision kombëtar sepse çdo ditë dhe më shumë ky njeri jo vetëm grabit dhe shkatërron Shqipërinë, por po shkatërron familjen e tij, rrethin e tij familjar sepse nuk e kupton që ka hyrë në një rrugë pa kthim.  Prandaj të iki Edi Rama që të shpëtojë Shqipëri’, deklaroi Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco