Mediu apel shqiptarëve: Të ngrihemi të ndalim të keqen

Mediu apel shqiptarëve: Të ngrihemi të ndalim të keqen

16:43, 24/01/2019
A+ Aa A-

Kreu i Partisë republikane, Fatmir Mediu, gjatë takimit me strukturat e kësaj force politike, deklaroi se Shqipëria po rrënohet çdo ditë e më shumë, dhe për këtë shkaktar është vetëm kryeministri Edi Rama.

Sipas Mediut e e ardhmja e Shqipërisë në BE është shumë e largët për shkak të keqqeverisjes dhe krimit që kanë marrë peng vendin.

Ndërkohë ai ftoi të ggjithë shqiptarët ti bashkohen protestës së thirrur nga opozita, për të ndryshuar këtë sistem të kalbur që pop largon shqiptarët nga Shqipëria.

Deklarata e plotë e Mediut:

Sot kur sfidat tona si vend, si Shqipëri janë më të mëdha, për fatin e keq, Qeveria dhe Rama çdo ditë po dominohet nga interesa të vogla, klanore, korruptive e kriminale.

EUROPA është kthyer në një realitet i largët, i paprekshëm.

Sot kur sfidat kombëtare, sidomos ato në Kosovë dhe shqiptarëve në rajon janë më të vështira, qeveria shqiptare është më e papërgjegjshme, duke u kthyer në tregtarë dhe pazarxhinj të çështjes kombëtare.

Veprimi i Ramës për të deleguar autoritetin e Ministrit të Jashtem tek Zv Ministri I brendshem, është vazhdim i veprimeve, antishtetërore, antikushtetuese, antiligjore, antikombëtare të kryeministrit.

Qartësisht mbas këtyre veprimeve ka qëllime që nuk kanë të bëjnë me interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, për t`u bërë pjesë e BE, për të garantuar integritetin dhe zhvillimin e Kosovës, për të treguar përgjegjshmëri kombëtare, për rolin tonë në politikën e jashtme, si drejtues të të ardhmes së OSBE.

Rama në vend qe Te analizoje pergjegjesite e medha qe ka perballe, mendon se Mikune vogël Te librit, pa eksperiencen dhe njohjen e domosdoshme qe ka nevoje politika e jashteme, do të përballojë Rusinë në konfliktin me Ukrainen, çështjet e Sirisë, Lindjes së Mesme, konfliktet në Rajon, balancat gjeopolitike dhe politikat globale.

Këto janë veprime të paprecedenta dhe shkatërruese.

Parlamenti, mazhoranca, është shndërruar në mënyrë të turpshme, vegël e interesave dhe justifikimit të korrupsionit qeveritar.

Mazhoranca duartroket qeverinë dhe turpëron vehten, duke humbur jo thjesht dinjitetin politik, por dhe atë individual, njerëzor përballë Ramës. 

Të gjithë rrinë kokë ulur dhe të bindur përballë Enverit të ri, edhe pse mendojnë ndryshe, me shpresën se nuk u ka ardhur dhe nuk do t`i vijë radha në giotinën e udhëheqësit.

Rama për mazhorancën është gjithçka, qeveria, mandati i deputetit, Parlamenti, gjyqtari dhe gjyqësori, prokurori dhe prokuroria, biznesi dhe ekonomia, krimi dhe garancia.

Sot është kryeministër e Ministër, është në krye të çdo afere që po shkatërron vendin.

Kjo mazhorancë po shkruan historinë më të keqe të politikës shqiptare dhe veçanërisht të Parlamentit.

Kryeministrit është mbi njerëzit, mbi shtetin, mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi çdo gjë, bën si të dojë, merr çfarë të dojë.

Qeverisja është shndërruar në një kopje e shëmtuar e sitemit të PUTINIT, apo regjimeve autoritare orientale.

Vendi po shkon drejt qorrollisjes pa fund dhe kombi drejt problemesh të mëdha,  për shkak të aventurës dhe vendosjes së pushtetit mbi shtetin.

Nga ky pushtet ka dhe do ketë vetëm probleme, më shumë korrupsion dhe varfëri, më shumë krim dhe pasiguri , me pak shpresë dhe më pak shqiptarë në Shqipëri, më shumë moskuptim dhe konflikt mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, M Zi e Shqipëri.

Më shumë klane dhe dhunim të të drejtave dhe më pak liri, më pak ekonomi dhe biznese, marrëveshje të hapura dhe të fshehta me krimin dhe korrupsionin.

Çfarë shteti po ndërtohet??

Presidenti Regan do ta përcaktonte një shtet që kontrollon gjithçka si një shtet fashist.

“Çfarë është Fashizmi.- Fashizmi është pronësi private, iniciative private, por kontroll total i qeverisë”.

Po jetojmë periudhën më të errët, qytetarët nuk mund të votojnë të lirë, zgjedhjet i përcakton krimi dhe paraja e krimit.

*Biznesi varet tërësisht nga qeveria dhe marrëveshja me të

*Punësimi në shtet e privat varet nga qeveria

*Liria është kthyer në një koncept abstrakt pa vlerë.

*Arroganca, fyerja dhe banaliteti është ulur këmbëkryq në çdo hallkë të qeverisë.

Kjo qeveri i ka vendosur shqiptarët përballë dy alternativave; të pranojnë fatin e tyre të varfërisë e përbuzjes në Shqiperi, ose të largohen nga ky vend drejt rrugëve të botës për një jetë më të mirë.

Kryeministri është i lumtur të largohen sa më shumë shqiptarë, mjekë, profesorë, inxhinierë, infermierë, të rinj dhe të reja, mjafton të larhohet kushdo që mendon ndryshe dhe s`e pranon këtë realitet, sepse kështu e ka më të lehtë të blejë, manipulojë dhe përjetësojë pushtetin.

Folozofia politike Marksiste – komuniste për eleminimin e kundërshtarëve politikë dhe borgjezisë, është zëvendësuar me politikën e rrënimit ekonomik dhe largimit nga vendi të pjesës më aktive dhe produktive të shoqërisë.

Qeveria  nuk është as më shumë e as më pak, por një fasadë e lyer, që kërkon të fshehë rrënimin dhe kalbëzimin e saj, e cila po gangrenizon shtetin dhe po sëmur gjithë shoqërinë.

Këtë të keqe e dinë dhe e jetojnë gjithë shqiptarët, të majtë dhe të djathtë, me dhe pa parti.

Më shumë se të denoncojë këtë qeveri të kalbëzuar, opozita ka detyrën të frymëzojë dhe ndërtojë shpresën për shqiptarët.

Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre për t`u përballur me të keqen.

Në vitet 1990 Partia Demokratike, Partia Republikane, krijuan besimin se duhet ndryshuar jo qeveria, por sistemi, shteti. Shqipëria duhej të bëhej demokratike dhe Europiane.

Në këto momente, ku Rama qëllimisht kërkon të shkatërrojë shpresën në të ardhmen dhe besimin në politikë, opozita ka për detyrë të krijojë bindjen dhe luftojë me çdo qytetar, për të ndërtuar shtetin e së drejtës, shtetin e qytetarëve, ku liria, jeta dhe ndërtimi i lumturisë, janë të drejta të dhëna nga Zoti dhe qeveria ndërtohet vetëm për t`i shërbyer këtyre qëllimeve.

Protesta qytetare e vazhdueshme është forcë e qytetarëve për të ndalur të keqen.

Debati dhe diskutimi me qytetaret në çdo skaj, duke i dëgjuar me mendje dhe zemër, është rruga për të ndërtuar rrugën e përbashkët të besimit.

Opozita e hapur brenda vetes, duke krijuar lirinë e nevojshme për çdo njeri të mirë dhe të zotë, që të zgjedhë dhe të zgjidhet nëpërmjet konkurimit të hapur, është ringritja dhe rruga e vetme drejt një qeverisje të drejtë.

Kthimi i Parlamentit në foltoren e qytetarëve, duke orientuar veten në çdo traditë, sjellje, apo virtyt shqiptar, familjar dhe kombëtar, duke folur për shqiptarët dhe me shqiptarët dhe jo për Ramën, do krijonte qartësisht diferencën ndërmjet të keqes së kësaj qeverie dhe të mirës e të virtutshmes që duan shqiptarët.

Prandaj në këtë kohë është e rëndësishme që Partia Republikane të jetë pjesë e angazhimit dhe përballjes së bashku me shqiptarët në protestën kundër qeverisë.

Do t`i kërkoj Zotit Basha dhe kolegëve të opozitës që të ndërtohet një Shtab opozitar i protestës dhe veprimit opozitar.

Kjo të shtrihet në çdo nivel qëndror dhe lokal. Kjo nuk është thjesht protestë e PD, PR apo LSI por e qytearëve, prandaj pjesëmarrja dhe vendimarrja e përbashkët me intelektualë, studentë, biznesmenë, të përndjekur, pronarë, parti opozitare, është e domosdoshme.

Nëse duam të ndertojmë një Shtet ku të parët janë qytetarët, Ne duhet të mundësojmë që në politikën dhe protestën tone qytetarët të jenë të parët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco