‘Qeverisë t’i vijë turp se si sillet me trashëgiminë’, Ceka: Deputetët votojnë si në kohën e Ruçit

‘Qeverisë t’i vijë turp se si sillet me trashëgiminë’, Ceka: Deputetët votojnë si në kohën e Ruçit

14:47, 24/01/2019
A+ Aa A-

Anëtari i Forumit të Trashëgimisë Kulturore dhe studiuesi I njohuir, Neritan Ceka, tha se fatkeqësisht është hequr dorë nga disa monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Ai u shpreh se forumi i mbajtur gjatë ditës së sotme ishte më shumë se ai që ka zgjedhur të hesht për dëmet që po bëhen.

“Qeveria duhej të thoshte se i jepet kjo zonë SHELL-it por me përjashtim të zonave të mbrojtura. Ata kishin ndërmend të bënin shpime por u tërhoqën në fund. Nuk kritikoj studiuesit por qeverisë ti vijë turp për mënyrën se si sillet në raport me trashëgiminë. Kontrata me SHELL duhej të ishte bërë publike dhe qartësuar që në fillim. Zagoria nuk duhet prekur, është zonë e mbrojtur, këto zona duhen përjashtuar detyrimisht nga shpimet,” – tha ndër të tjera Ceka ne nje interviste per Fax News.

Studiuesi foli edhe për projektin e Velierës në Durrës të cilin e quajti një idiotësi totale e cila sipas tij do të jetë një karikaturë e gjallë në mes të qytetit.

Ceka komentoj edhe rreth shkaqeve që kanë sjellë një situatë të tillë në mbrojtjen e monumenteve dhe trashëgimisë kulturore e natzrore duke thënë se: “Instituti i monomenteve drejtohet nga një inkompetent. Këtë gjendje e ka sjellë edhe paaftësia e ministrave të Kulturës dhe Mjedisit”.

Lidhur me rikonstruksionet që janë bërë në disa vepra të trashëgimisë Ceka u shpreh: Qeveritarët kanë marrë disa kompani private që i kanë njerëy të tzre të afërt pë të bërë rikontruktimin e disa monumenteve dhe kudo ku futen kompanitë private kemi rikonstruksione skandaloze. Brenda 10 vjetësh arritën të zhdukin komplet traditën shqiptare”.

Ceka foli edhe për mënyrën se si këto çështje trajohen në Kuvend  ku argumentoi se deputetët shohin Gramoz Ruçin si voton dhe votojnë si ai, por, shtoi ai, me gjithë respektin që ka për Ruçin nuk mund të votohet si në  kohën e tij.

Mbledhja e sotme e Forumit të Trashëgimisë Kulturore, tha Ceka, e ka shkundur qeverinë dhe uroj që të japë efektin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni24/01/2019 15:39

skundi qeverin ?si ne kohen e monizmit ku ndertuam socjalizmin me forcat tona?.qe te shkundish kte qeveri duhet me shkundur nga vendi rucin dhe edvinin e kristacit,pastaj ,,,,ta shohim!,

Shto koment

Denonco