Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Qytetarja i shkruan Ramës: Halabak apo kokë turku?!

Qytetarja i shkruan Ramës: Halabak apo kokë turku?!

14:31, 24/01/2019
A+ Aa A-

Pas deklarimeve të kreut te qeverisë pas shkarkimit të nje zyrtari të Rlindjes në Durrës në redaksinë e Syri.net kanë ardhur edhe reagime të shumta.

Një nga këto është edhe letra e mëposhtme e mbërritur në redaksi. Kjo është letra e një qytetarje nga Durrësi e cila shkruan se “Kryeministri Rama me sigurinë e prepotencës që po shfaq rëndom së fundi shpalli gijotinën publike për drejtuesin e Hipotekës së Durrësit. Duke marrë shkas vetëm nga një zhargon që përdoret rëndom në çdo zyrë shteti, ministrie, madje dhe kryeministrie ai shkarkoi nga detyra një drejtues që nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore”.

Ja letra e saj e plotë:

Unë jam Sandra Grelsha një qytetare nga Durresi. Prej dy ditësh shoh të përflitet në portale dhe media rasti i shkarkimit të kreut të Hipotekës së Durrësit.

Duke marrë shkas nga eksperienca ime personale vendosa të bëj këtë reagim publik  sipas një opinioni personal.

Kryeministri Rama me sigurinë e prepotencës që po shfaq rëndom së fundi shpalli gijotinën publike për drejtuesin e Hipotekës së Durrësit. Duke marrë shkas vetëm nga një zhargon që përdoret rëndom në çdo zyrë shteti, ministrie, madje dhe kryeministrie ai shkarkoi nga detyra një drejtues që nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Në këtë kohë të turbullt abuzimesh dhe dyshimesh për tendera dhe PPP-sh miliona euroshe duhen ca shembuj inkuizicioni publik.

Dhe një prej tyre syresh, ishte Drejtori i Hipotekës së Durrësit. Ai nuk kishte asnjë vit që kishte marrë këtë detyrë. Njihet si person me integritet dhe i pakorruptuar. Po pse u shkarkua - lind pyetja? Thjeshtë sepse dikush u përdor për gjueti shtrigash.

Një klan i interesuar për të marrë nën kontroll hipotekën e Durrësit ngriti kurthin duke përfshirë brenda edhe një emision investigativ si Fiks Fare që ka dyshime të forta se shpesh përdoret për interesa okulte dhe korruptive. Një viktimë gjendet gjithmonë për t'u përdorur dhe në këtë rast nuk mungoi viktima e cila ishte e interesuar të provokonte me kujdes dhe me instruksione fjalorin e punonjësve të hipotekës.

Natyrisht në një zyrë shteti ka norma sesi flitet, por ka norma sesi flitet përballë dikujt që nuk provokon ose qëllimisht stis situatën. Ky është rasti i Hipotekës në Durrës ku dikush luan një lojë të pistë dhe bashkë me punonjësit e hipotekës, peshkohet edhe Kryeministri, që reagoi pa e parë dhe ekzaminuar rastin në thellësi.

Kjo tregon se Rama është i interesuar për imazhin, jo për të vërtetën. Përsa i përket pretendimeve për komunikim, o shkel etikën Kryeministri kur flet, o se shkel njeri, o thyen protokollet kryeministri madje edhe ato të nivelit të lartë o se bën njeri në Shqipëri. Apo është rasti të thuhet bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë.

Shpejt koka do t'i dalë edhe këtij akti të nxituar të Ramës. Hipoteka e Durrësit nuk ishte një model, por nuk ishte dhe një strehë halabakësh. Se nëse drejtori i Durrësit është halabak sipas Kryeministrit, po Rama çfarë është me normat e komunikimi të tij kryehalabak?! 

Me respekt për çdo lexues

Sandra Grelsha!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Teuta25/01/2019 12:07

Zoti Qazjaa po ti paske pare vetem figuren spaske vesh me degju dhe mend me kuptu. Ca tha dhe beri zoti Iljazaj ne kundershtim me ligjin? Pse u tregua i predispozuar per ti dhene nje pergjigje. Ne vidjo kuptohet qarte qe drejtori as nuk e njihte kete person. Ne kete mes eshte dora e pales kundershtare qe perdoren lloj lloj makinacione per perfitime personale. Shume shpejt do ti dale era ketij muabeti dhe ata qe ja kane bere do perballen me drejtesine. Po ata qe i cenuan moralin dhe perdhosen figuren e ketij qytatari te ndershem durrsak qe e rrespekton i gjithe qyteti per vlerat qe mbart, ca emri meritojne te mbajne?

QAZJA25/01/2019 01:21

Po ky miku doli me zë dhe me figure ne fiks fare dhe eshte koke turku. Po 12 punonjesit qe paska shkarku ajo mikesha ministre qe as nk kishin lidhje fare me rastin si i bie te jene viktima te Holokaustit se krahasim tjeter nuk ka. Sa per integritete figurash pastaj keto qe shkruajne ketu jane halla teze dhe daja.

Sejdin Sotiri24/01/2019 19:16

Durresin e ke te humbur zoti Kryeminister! Shpresonin dhe besonim shume tek ty, por ti je nga ata qe sulmon fort tendin. Turp! Si mund te fyesh e denigrosh figuren e nje njeriu te ndershem e qytetar. Ky zoteria qe ti e quan Halabak ka punuar qe ti te jesh sot Kryeministri i tij dhe i yni. Nuk e kam njohur nga afer por me kishte rene ne vesh puna e mire e tij ne ate institucion.

Besian Xhagolli24/01/2019 15:56

Po kuptohet qe koke turku, se titullin halabak e ka pervetesuar Rama qe ne kohen e bashkise

Olta24/01/2019 15:54

Se meriton ky njeri pasi ka bere vetem detyren dhe nuk shkeli ligjin e sqaroi tamam qytetarin te ofendohet keshtu, por ti zoti Rama je krye halabaku mir thot Sala,se vetem i ofendon ministrat ,deputet drejtora e i ben koka turku si Sajmir Tahirin e me rradhe,je ber me keq se Enveri ne kohen e vet, a dhe mir ka then drejtori hipotekes shko te Rama se kaq shpesh sa i nderroni ju drejtoret e ministrat ai i riu qe vjen do 6 muaj te futet ne teme ,pastsj ti e heq kshuqe do dhe ca vite qe ti jepni ju certifikat popullit

edlira24/01/2019 14:58

nder njerezit me te paster e te perkryer qe mund te kishte hipoteka e durrresit. turp qe perdoret nje fjali banale per te eliminuar nje vlere te tille

Shto koment

Denonco