Kandidatura e Shaqirit për kreun e KLSH, reagon Presidenti Meta

Kandidatura e Shaqirit për kreun e KLSH, reagon Presidenti Meta

11:19, 24/01/2019
A+ Aa A-

Pas komenteve që pasuan nga kandidatura për kryetar të KLSH e z. Bahri Shaqiri, presidenti Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje të gjithë skeptikëve.

Ai u përgjigj shumë shkurt, duke shtuar se në punën e tij e udhëheqin Kushtetuta dhe interesi publik.

“Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Meta.

Meta u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me kompetencat që dje Rama ia delegoi Gent Cakajt, duke i besuar Ministrinë e Jashtme. Teksa u tregua i përmbajtur në përgjigjen e tij Meta tha se e ka të qartë se kujt mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë. “S’kam asnjë koment për organizimet e brendshme të qeverisë apo të pushtetin vendor. E kam të qartë si president i Republikës edhe për shkak të vendimit vizionar të gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.

Prononcimi i plotë i Presidentit Meta

Pyetje: Zoti Meta, a ishte Kushtetuta e para kur firmosët për dekretin e zotit Bahri Shaqiri?

Mazhoranca thotë se ka shkelje kushtetuese, sepse nuk plotëson një nga kriteret, atë të arsimit të tij në fushën e financave? Presidenti Meta: Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia dhe në aktet e mia.

Pyetje: Çfarë komenti keni për delegimin e detyrës që zoti Rama ia kaloi zotit Cakaj? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment për organizimet e brendshme të qeverisë apo të pushtetit vendor. Unë e kam shumë të qartë si President i Republikës, edhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jorgo24/01/2019 14:04

Bahri Shaqiri eshte me i korruptuari, (pas Fatos Klosit, sigurisht) qe ka drejtuar SHISH nga themelimi. Kur shkonte Bahriu per gjah me miqte ne prokurorine e pergjithshme, 9 makina e shoqeronin. Cdo blerje ka 2-3 here cmim me te larte se tregu, u rrethua me "punonjes" biznesmene qe e dorovisnin rregullisht. Pervec te tjerave..... qe tregojne moralin e tij te ulet njerezor e profesional. Bahri Shaqiri mund te kete marre 3 "rroga".

Shto koment

Denonco