A po largohen njerëzit e Vangjush Dakos nga postet drejtuese?

A po largohen njerëzit e Vangjush Dakos nga postet drejtuese?

00:00, 24/01/2019
A+ Aa A-

Pasi nga qeveria u larguan njerëz të afërt me Vangjush Dakon, si Arben Ahmetaj apo Damian Gjiknuri, së fundi furtuna ka kapur pa përgatitur njerëzit e Dakos në Durrës, që prej kohësh kanëmarrë poste drejtuese.

Paraditen e djeshme u shkarkua drejtori i portit të Durrësit, Afrim Bakaj, që njihet për lidhjen e afërt me kryebashkiakun Vangjush Dako. Afrim Bakaj nuk kishte mbushur ende një vit në postin e drejtorit të portit më të madh në vend dhe u zëvendësua nga vëllai i Igli Tares, Agroni, pa ndonjë kontribut të veçantë në PS-në e Durrësit.

Vala e shkarkimeve duket se ka prekur edhe drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj, ku pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare” mbrëmjen e djeshme, u provuan me zë e figurë veprimet e Hipotekës së Durrësit, që sorollati një qytetar për më shumë se 6 vjet dhe pas ankesës te portali i bashkëqeverisjes, dhe drejtori i tha “le ta zgjidhë hallin Rama”.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe reagoi ashpër me anë të një statusi në “Facebook”, ku kërkon që këta persona të largohen vetë nga detyra.“Ikni vete! #Menjehere! Kaq di t’ju them! Dhe faleminderit qytetarit, qytetareve dhe Fiksit”, shkruan Braçe në “Facebook”.

Shkarkimet sipas burimeve janë bërë nga kryeministri Rama pa konsultim paraprak me kryebashkiakun që i kishte njerëzit e tij të besuar. Dy ditë më parë, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit deklaroi se Xhafaj e kishte arrestuar Dakon, por ky i fundit ishte liruar pas telefonatës kërcënuese që i kishte bërë kryeministrit duke i thënë se nëse shkonte pas hekurave ai do të hapte librin dhe defterin e të dhënave, e telefonave dhe përgjimeve të Edi Ramës në Shijak.

Kryebashkiaku Dako njihet për lëshimin e dokumentit ku mori përsipër të punësonte në bashki kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, si një nga kushtet që ai të linte qelinë. Po ashtu gjatë hetimit për grupin kriminal tëShijakut “Avdylaj”, u publikun bisedat telefonike të Vangjush Dakos me anëtarët e kësaj bande lidhur me nderet e bëra gjatë fushatës elektorale.

Burime nga qeveria bëjnë me dije se vala e shkarkimeve do vijojë edhe javën e ardhshme, me shkarkimin e drejtorit të Patentave në Durrës, Roni Shqopa dhe të njeriut shumë të afërt tëDakos, Ardian Çela, që drejton prej vitesh OSHEE-në.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco