VIDEO/ Momenti i betimit të Ramës para Ilir Metës si ministër

VIDEO/ Momenti i betimit të Ramës para Ilir Metës si ministër

19:39, 22/01/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është betuar ditën e sotme para Presidentit Ilir Meta, si Ministër i Jashtëm.

Ceremonia e betimit brenda presidencës ka zgjatur vetëm 7 minuta. Kreu i shtetit, duke i dorëzuar dekretin e ka uruar Ramën në detyrën si ministër i Jashtëm.

Njoftimi i Presidencës:

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të ri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco