Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Nuk u zgjodh në Kryesi, Salianji dorëhiqet si Sekretar i Grupit parlamentar

Nuk u zgjodh në Kryesi, Salianji dorëhiqet si Sekretar i Grupit parlamentar

14:37, 21/01/2019
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka njoftuar sot se dha dorëheqjen si Sekretar i Grupit parlamentar të PD-së, me argumentin se duhet të reagonte me përgjegjësi, pasi nuk arriti të merrte votat e duhura për në Kryesinë e re të PD-së.

Ja mesazhi i plotë i Salianjit në Facebook:

"Falenderoj demokratët dhe miqtë që më kanë mbështetur dhe më mbështesin!

Numërimi për Kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur. Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë, apo të bëj opozitë më të fortë për të qënë përfaqësues i demokratëve për një fitore edhe në numra edhe në frymë.

Gjykoj që çdo herë verdikti duhet lexuar qartë dhe duhen mbajtur përgjegjësi, mendoj që politika dhe Partia Demokratike ka nevojë për vendosjen e një standarti përgjegjësie, ku secili sipas funksionit mban përgjegjësi!

Gjykoj që dorëheqja shumë shpesh e munguar në politikë duhet të kthehet standard!

Funksioni im politik si Sekretar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike i takon të zgjidhet për parim nga Kryesia e re, për këtë arsye jap dorëheqjen!

Kjo me jep më shumë mundësi të takoj dhe degjoj demokratet per tu pergatitur, dhe per te bere fushate per te rifituar besimin e organeve te larta te partisë!

Nga nesër, si përherë, do të jem në terren për të organizuar dhe mbështetur protestat e vendosura nga mbledhja e Këshillit Kombëtar!

Largimi i Rames nëpërmjet protestave si objektiv i vendosur tashmë do jetë prioriteti dhe lufta e gjithë demokratëve, ashtu si dhe imja!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

patrix23/01/2019 11:34

Te vleresoc Salianjasin do te thote te jeshrob i trashe! Ky vetem ben si trim dhe ben llafazanin per te ju dukur bur i mir Kryetarit Basha por Basha nuk e ha dot sapunin per djathe; ky nuk vlen nje lek! bravo Basha qe u tregove vigilente; ke akoma te tjere per te pastruar mbrenda!

Drejtesi21/01/2019 16:31

Me ekipin e ri basha ka treguar se ka vepruar drejt dhe do tia shofe hajrin shume shpejt ketij ekipi. Selianji me keto veprime tregon qe nuk ka qene njeriu I duhur ne kryesi dhe i tregon bashes me veprimin e tij qe duhet te kishte dhene doreheqjen Basha kohe me pare.Kam shume rezerva per salianji ,fatbardhe kadillin dhe eno bozdon qe punojne per interes te shtetit por megjithate ZOTI E DI TE VERTETEN.Shenjat nuk jane te mira.ZOTI E NDIHMOFTE LULZIM BASHEN ,shpresen e shqiptareve.

Skrapari21/01/2019 15:51

Z. Salianji! Je nder deputetet me te nderuar nje intelektual i zoti por dhe nje djale trim. Mos u ligeshto je si dita me naten ne raport me shume deputet te PD. Ke mbeshtetje ne elektorat vazhdo si deri me sot. Perspektiven e ke te shkelqyer.

Shto koment

Denonco