FOTO/ Fillojnë punimet, nuk ka transparencë dhe nuk zhvillohen takime me banorët e zonës

FOTO/ Fillojnë punimet, nuk ka transparencë dhe nuk zhvillohen takime me banorët e zonës

01:37, 21/01/2019
A+ Aa A-

Qeveria Rama po  vazhdon me shkatërrimin  e pasurive natyrore të Shqipërisë. Pas  Valbonës kësaj here ishte radha e të Holtës.

Ajo që bie në sy direkt është së aty është ndërtuar kantieri i ndërtimit dhe se që në këto momente  ndalohet hyrja për tek kanioni e çdo qytetari përveç punonjësve.

Punimet aty filluan duke mos u marrë parasysh mendimi i qytetarëve. Kteministri vendosi firmën dhe firma ERA HYDRO e themeluar në vitin 2016 fillon menjëherë punimet.

Kanioni i Holtës ndodhet në Gramsh dhe është një ndër kanionet më të bukura të vendit, i cili vizitohet edhe nga turistë vendas dhe të huaj.

Pritet që qytetarët të zhvillojnë protesta në mbrojtje të kanionit të Holtës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco