FOTO/ Meta: Dibra dhe dibranët, në panteonin e ndritur të vlerave kombëtare

FOTO/ Meta: Dibra dhe dibranët, në panteonin e ndritur të vlerave kombëtare

10:54, 20/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti Meta zhvillon një takim me përfaqësuesit e klubit patriotik ‘Bashkësia Dibrane’

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi një bisedë miqësore me personalitete të shquara drejtuese të klubit patriotik ‘Bashkësia Dibrane’, një nga shoqatat më të vjetra atdhetare e kulturore në vend.

Në këtë takim morën pjesë kompozitori i mirënjohur dhe ‘Nderi i Kombit’, Agim Krajka, Mjeshtri i Madh, Bujar Kapexhiu si dhe intelektualët Tim Xhilaga, Tofik Jegen, Manjola Perja, Saimir Shatku dhe Faruk Kaba.

Presidenti Meta duke çmuar lart komunitetin dibran, cilësitë e spikatura njerëzore, atdhedashurinë dhe kontributin e madh të brezave të tërë të kësaj treve për Pavarësinë dhe forcimin e identitetit kombëtar, vlerësoi rolin e kësaj shoqate për ruajtjen e promovimin e vlerave të trashëgimisë së pasur historike e kulturore të Dibrës.

 

Image

‘Duke ju inkurajuar në misionin tuaj, vlerësoj traditën e jashtëzakonshme të klubit të njohur patriotik ‘Bashkësia Dibrane’, që për më shumë se një shekull ka kryer një sërë veprimtarish në mbrojtje të atdheut, promovimit të traditave, vlerave njerëzore, historike e etnofolklorike të kësaj treve, por edhe kontributin e çmuar të shumë figurave kombëtare me prejardhje nga Dibra, të cilët aq shumë kanë dhënë për Shqipërinë e çështjen shqiptare në përgjithësi’, - u shpreh Presidenti Meta.

‘Ne i kemi borxh jo vetëm Dibrës por Shqipërisë, që trashëgiminë e vyer historike e kulturore që na kanë lënë të parët tanë, ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta pasurojmë më tej, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë tanë të duan vendlindjen e rrënjët e tyre, të mos mendojnë braktisjen por të ndërtojnë këtu një të ardhme të sigurtë, duke qenë krenarë për përkatësinë e tyre si shqiptarë’, - u shpreh Presidenti Meta.

Përfaqësuesit e shoqatës ‘Bashkësia Dibrane’ pasi e njohën Kreun e Shtetit me aktivitetin e tyre patriotik e kulturor, e falënderuan për promovimin e vlerave kombëtare dhe në emër të komunitetit dibran i dorëzuan një kopje të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë  të ruajtur nga arkiva familjare e Faik Shatkut, ish-ministër i Arsimit në vitet ‘30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco