Pedagoge Mimoza Manxhari, VIDEO-ja e saj dhe e vërteta e fshirjes së lajmit

Pedagoge Mimoza Manxhari, VIDEO-ja e saj dhe e vërteta e fshirjes së lajmit

19:57, 19/01/2019
A+ Aa A-

Mbrëmë na mbërriti një video ku shikohej një takim i studentëve të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, të cilët po debatonin normalisht në sallën e fakultetit për kërkesat e tyre. Dhe ku shquhej një pedagoge, e cila më vonë u identifikua si Mimoza Manxhari dhe që punon në këtë fakultet.

Redaksia e futi lajmin online pasi ishte disi vonë për në gazetë dhe lajmi ishte në www.kohajone.com. Lajmi ishte korrekt, pasi video që shoqëronte lajmin fliste vetë për ndërhyrjen e kësaj pedagoge në debatin normal të studentëve, ndërkohë që mësohet se asnjë pedagog nuk ishte ftuar në takimin e studentëve. Ishte takim vetëm i studentëve. Prezenca e saj në takim ishte marrë nga studentët si presion me notën që ajo kishte në dorë në provime. Dhe po të shikohet me kujdes video, duket hapur sherri dhe futja në lojë e pedagoges në fjalë.

Kur flasin studentët për hallet e tyre nuk ka pse shkon pedagogu apo ajo ishte me autoritetin e notës si presion!?

Megjithatë në mesnatë, diku nga ora 24.00, pedagogia kishte gërmuar dhe gjetur numrat e drejtuesve të redaksisë së gazetës. Ndonëse nuk ishte numër i regjistruar në memorien e stafit, pas një insistimi të telefonit me numër 0694018253, redaksia i është përgjigjur. Kërkesa e saj ishte se jam Mimoza Manxhari, pedagoge në Fakultetin Ekonomik dhe se media juaj ka publikuar një lajm dhe video të pavërtetë për mua! Natyrisht në ora 24.00 nuk ke se si e saktëson lajmin përsëdyti herë, por insistimi i saj se “po merrni në qafë jetën time”, bëri që stafi të vendosë fshirjen e lajmin, natyrisht bashkë me videon.

Kjo ishte pjesa e mesnatës!

Sot, këtë të shtunë, stafi i gazetës kërkoi për të sqaruar lajmin që u fshi. Fshirja e lajmit u bë nisur nga mundësia e gabimit njerëzor se mos ishte ngatërruar emri dhe duhej sqaruar, aq me tepër se ajo sa nuk qante në telefon.

Por sot redaksia komunikoi me pedagogen Mimoza Manxhari. Ajo në vend që të jepte versionin e saj për videon presion, siç akuzojnë studentët e këtij fakulteti, filloi të bënte leksion dhe moral gazetës se si duhet të shkruajë! Me shumë korrektësi prapë redaksia insistoj që ajo të niste variantin, sipas saj, pasi do të ribotohej lajmi dhe video për hir të lajmit dhe fakteve të saktësuara sot paradite, pasi akuzohej se Mimoza Manxhari kishte bërë presion studentëve. Flitej se pas kësaj pedagogeje ishte vetë dekani i fakultetit Dhori Kule, por ai nuk ka qenë pedagog kundër studentëve, pasi e di fare mirë se pushtetet vijnë dhe ikin, e mbetet vetëm profesioni pedagog dhe marrëdhëniet korrekte me studentët.

Pedagogia nuk pranoj të jepte asnjë koment dhe redaksia vendosi ta rifusë prapë videon, por këtë herë duke mos e hequr më nga online.

Protesta e studentëve për kërkesat e tyre ishte dhe është akoma një nga gjërat më të vyera dhe më të pastra të këtyre 28 viteve demokraci. Ndaj dhunimi, mashtrimi dhe hakmarrja me notën në provime e pedagogëve është një pisllëk dhe makabritet demokracie. Të mos harrojnë, se studentët po regjistrojnë në memorien e tyre çdo pedagog apo dekan që i serviloset pushtetit. Pushteti, të cilit po i shërbejnë disa pedagogë partiakë apo interesaxhinjë, do largohet dhe ata do mbeten si “peshku pa ujë”.

Studentët janë pjesa më vitale e kombit, pjesa më e bukur dhe pa djallëzi. Ata duan me të vertetë një Shqipëri tjetër, me të begatë për të gjithë. Ata duhen përkrahur me shpirt. /Nga Koha Jone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Goni19/01/2019 20:55

Mos lejoni qe perdhunimi/persekutimi psikologjik ndaj studenteve qe psikopatja Mimoza Manxhari ka abuzuar nder vite, te kaloje ne heshtje dhe pa e demaskuar. Kjo e pjell e keqe ka shtypur e dhunuar mendimin e lire dhe nuk ka guxuar kush ti beje oponenc drejtperdrejt. I ka kthyer auditoret ne kioska private ku shet librat e saj me detyrim. Ka luhatje te theksuara te shendetit mendor. Minimalisht kjo duhet te rrije larg brezave te rinj...

Shto koment

Denonco