Deklaratat e Veliajt, Shehaj: Kryetari i Bashkisë së Tiranës është racist dhe përçarës

Deklaratat e Veliajt, Shehaj: Kryetari i Bashkisë së Tiranës është racist dhe përçarës

17:02, 19/01/2019
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Agron Shehaj me tone të ashpra ka kritikuar ashpër  kryebashkiakun, Erion Veliaj. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehaj shkruan se Veliaj po tenton të mashtrojë shqiptarët për investimet në konviktet e Qytetit Studentit, ndërsa shton se ata janë investime të qeverisë gjermane.

Deputeti demokrat  shkruan se Veliaj  nga ana tjetër, taksat e qytetarëve po i harxhon në fasada dhe projekte qejfi.

Ja postimi i plotë i Agron Shehaj

Erion Veliaj vazhdon përpjekjet për të përçarë shqiptarët përmes qendrimeve rraciste. Pasi banorët e periferisë së qytetit Tiranë i quajti shpellarë (dhe jo “qytetarë” ai ata të bllokut), sot ka deklaruar se qytetarët e Tiranës po i ankohen se ata nuk duan të paguajnë për investimet e konvikteve të studentëve nga rrethet.

Kjo deklaratë përçarëse së pari është mashtrim i qëllimshëm i publikut, sepse investimet në konvikte po bëhen me kredi të qeverisë gjermane dhe me para të qeverisë shqiptare që paguhen nga të gjithë taksapaguesit shqiptarë.

Së dyti, Veliaj gënjen dhe nuk kupton se “konviktorët” kontribojnë më shumë se sa marrin nga Bashkia Tiranë. Përmes parave që ata shpenzojnë në kryeqytet që nga arsimi, tek qiratë në banesat e qytetarëve të Tiranës dhe shpenzimet e tjera për ushqim, argëtim, etj. Të gjitha këto shpenzime tatohen nga Bashkia Tiranë në një shumë më të madhe se sa bashkia shpenzon për mirëmbajtjen e konvikteve të tyre.

Së treti, qytetarët e Shqipërisë pagujanë taksa që shkojnë për qytetin e Tiranës. A mos duhet, që sipas logjikës përçarëse të Veliajt qytetarët e Vlorës, Korçës, Shkodrës, Kukësit, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë të fillojnë të protestojnë kundër Veliajt që, paratë e taksave të tyre, i ka shpenzuar për fasada dhe projekte qejfi si shëmtia 25 milionë euroshe që ka bërë në Sheshin Skënderbej? Banorët e Tiranës ankohen për paratë (gjermane) të konvikteve apo për paratë e falura kompanisë offshore DH Albania te Unaza e Re?

Së katërti, Veliaj duhet të na thotë, a i kanë thënë gjë qytetarët e Tiranës për paratë e taksave të tyre që ai harxhon për koncerte propagandistike apo për të paguar me çmim 10 fish sa tregu për internet Albtelekomi që paguan me kontrata të majme vëllain “biznesmen” të Veliajt?

Së fundmi, Veliaj duhet të na thotë se çfarë ka bërë me miliona eurot që ka marrë nga taksa për shkollën që u ka vënë qytetarëve të Tiranës që kur erdhi në pushtet ndërkohë që shkollat e Tiranës nuk kanë ngrohje dhe siguri?

Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë duhet të hedhin poshtë frymën përçarëse dhe rraciste që Veliaj përpiqet të mbjellë gjithmonë. Shqiptarët kanë nevojë të duan dhe respektojnë njëri-tjetrin. Shqiptarët duhet të mbrojnë të drejtat dhe dinjiteti i tyre nga politikanët që urrejnë njerëzit si Erion Veliaj

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari19/01/2019 19:31

Ky eshte bashkefajtore per gjithe shkatrimet qe i ka bere shqiperise dhe shqiptareve Edi Rama per interes te sorosit dhe mafiozve te tjere.Nuk e di a e kuptojne se po shkatrojne nje popull dhe cfare fitojne ne funde.DO te marrin gjynafet e gjithe popullit dhe mallkimet e tyre dhe te ZOTIT.PRA qenkan njerez te humbur.Pendohuni o njerez se kjo eshte e vetmja rruge qe te shpetoni ne kete bote dhe ne boten tjeter.

Albi19/01/2019 17:34

Keta konkurojne se kush ja fut me shume kot. Bashkia nuk mbledh taksa mbi konsumin,por tarifa sherbimi. Parate qe marrin bashkite nga Qeveria ndahen ne menyre propocionale sipas nje formule, qe realisht i sjell me shume perfitime bashkive me te vogla. Fondi per rrugen e Unazes eshte i ARRSH. Keto nuk i heqin asnje presje faktit qe Veliaj eshte mbreteresha e mashtrimit dhe racist me raste. Opozite me serioze please!

taku19/01/2019 17:30

muq nano skon me lenc vangjelin.....ka video per kto "burat" .....ku ku ....

Gramoz19/01/2019 17:20

Dhe ta mendosh kur bon rracistin nari i ures vajgurore! Kush je ti mor kryebuçja e bashkise ti etiketosh dhe ti ndash qytetaret? Ti lal kurva qe nuk ke lon gelbaz e byth pa lepi per te qene aty ku je. Z. Shehu sa per sheshin, mos e akuzoni kot, ate e beri me kursimet e pensionit te mamit dhe me leket qe nxjerr Ajola nga semafori.

Lali kurva19/01/2019 17:09

Ky sterili qe nuk ben dot kopila.....eshte i afte te thot gjithcka. Respekte per mami dhe gruan e shterpit...Po deshe ndihme mer Ceken e beratit se ka dhene rezultat te mama-qimi dhe ami.

Shto koment

Denonco