Presidenti Meta përkujton hapjen e Kolegjit Arbëresh të Shën Adrianit

Presidenti Meta përkujton hapjen e Kolegjit Arbëresh të Shën Adrianit

13:01, 19/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot përvjetorin e hapjes së Kolegjit Arbëresh të Shën Adrianit.

Ky kolegj është ndjekur nga disa prej figurave qëndrore të dijes tonë që nga De Rada e deri të Gurakuqi.

Meta shkruan se Kolegji arbëresh i Shën Adrianit që u kthye në një qendër të rëndësishme arsimore, kulturore dhe atdhetare të arbëreshëve të Italisë.

Ja postimi i plotë i kreut të shtetit

"Si sot, në vitin 1734 u çel Kolegji arbëresh i Shën Adrianit që u kthye në një qendër të rëndësishme arsimore, kulturore dhe atdhetare të arbëreshëve të Italisë.

Jeronim de Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani dhe një plejadë e vyer e shkrimtarëve e dijetarëve arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës kanë ndjekur këtë institut arsimor, që nga rëndësia, roli dhe kontributi i tij në fushën kulturore, atdhetare dhe kombëtare është unik.
Ruaj mbresa të shkëlqyera nga vizita historike në këtë Kolegj së bashku me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella në nëntor të vitit të kaluar."

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi19/01/2019 15:49

Te lumte o ilir qe e ke ne terezi. Bizneset e tua ne Londer vazhdojne perfekt, me naften ne siri i dhe drejtim, floririn e krrabes e je. Moniken e ke, nje dore ne tepsi e nje ne kusi. Bej shohu ndonjehere dhe jetonw jeten dhe q ja nene keti populli bageti

Shto koment

Denonco