FOTO/ Banorët e Unazës së Re peticion drejtuar Metës: Na ndihmoni, të hetohet skandali

FOTO/ Banorët e Unazës së Re peticion drejtuar Metës: Na ndihmoni, të hetohet skandali

21:23, 18/01/2019
A+ Aa A-

Banorët e Unazës së Re, kanë nënshkruar një peticion mbrëmjen e sotme, të cilën do ja dërgojnë Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku i kërkojnë ngritjen e një grupi hetimor për të hetuar skandalin me projektin korruptim.

Kanë qenë 428 qytetarë  të cilët kanë firmosur peticionin drejtuar presidentit Meta ku kërkojnë ngritjen e një grupi hetimor për të hetuar skandalin.

Ja deklarata e Banorëve të Unazës së Re:

Sot ne banoret e Unazes se Re mblodhem per 1 ore ne proteste 428 emra e nenshkrime drejtuar Presidentit te Republikes, per te kerkuar nga ai qe ti drejtohet autoriteteve Amerikane dhe FBI per ngritjen dhe dergimin e nje grupi te posacem hetuesish te FBI ne Shqiperi ku bashke me autoritetet hetimore ketu te hetojne aferen e Unazes se Re. Kemi besim te Inistitucioni i Presidentit dhe Presidenti se kerkesa jone do te meret parasysh. Unaza e Re do te ndjeki ç'do rruge Kushtetuese e ligjore ne mbrojtje te baneses prones lirive dhe te drejtave te garantuara nga e drejta. Rezistenca qytetare e Komunitetit te banoreve ne Unazen e Re ka vetem nje perfundim, FITOREN !

NUK E LIROJME UNAZEN NUK E LESHOJME SHQIPERINE.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco