Deputeti i PD në Syri.net: Do ta qëlloja 1 milionë herë me vezë Edi Ramën për rininë shqiptare

Deputeti i PD në Syri.net: Do ta qëlloja 1 milionë herë me vezë Edi Ramën për rininë shqiptare

18:33, 18/01/2019
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deputeti i Partisë Demokratike, Endi Hasa, u shpreh se është i gatshëm të godasë me miliona herë me vezë kryeministrin Edi Rama për të rinjtë shqiptarë.

Sipas tij gjesti i tij në parlament duke qëlluar me Vezë Ramën ishte për të rinjtë shqiptarë, pasi kryeministri po sillet në mënyrë arrogante me ta.

Ndërkohë Hasa theksoi se ndaj të rinjve është ushtruar presion, ndërsa ndaj prindërve të tyre dhunë psikologjike.

‘Do ta ribëja 1 milionë herë. Unë e bëra për studentët jo për Endri Hasën, pasi të rinjtë po kërkojnë të drejta normale. Ne nuk mund të shkojmë asgjëkund nëse nuk kemi një brez të ri të fortë. Studentëve ju është bërë presion, janë dhunuar psikologjikisht prindërit e studentëve. Opozita është në krahë të studentëve’, u shpreh Hasa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco