VIDEO/ PD: Ja si po i mashtron Rama studentët, asnjë nga pikat nuk është plotësuar

VIDEO/ PD: Ja si po i mashtron Rama studentët, asnjë nga pikat nuk është plotësuar

14:44, 18/01/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka deklaruar se Edi Rama po mashtron në pretendimet e tij se po plotëson kërkesat e studentëve që janë në protest.

Deputetja demokrate Albana Vokshi renditi në një konference shtypi kërkesat të cilat Edi Rama nuk i ka plotësuar dhe për të cilat vazhdon të mashtrojë.

Kërkesa kryesore që përkon me rritjen e buxhetit të arsimit në masën 5 % të GDP, nuk është plotësuar as përgjysmë.

Znj. Vokshi tha se në buxhetin e shtetit janë planifikuar 313 milion euro për të gjitha nivelet e arsimit ndërkohë që kjo shifër duhet të ishte 702 milion euro, që të përmbushte 5 % e kërkuar nga studentët.

Vokshi është ndalur edhe te kërkesa tjetër e paplotësuar që lidhet me përgjysmin e tarifave.

Që të plotësohej kjo kërkesë, tha Vokshi, duhen 16 milion euro të cilat Rama nuk i ka.

Ajo shtoi se këto million kanë shkuar për shpenzime luksi në masën 14.5 milion euro apo për koncensionet për të cilat nga buxheti i shtetit paguhen 105 milion euro. Vijon …  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco