Meta: Jam i gatshëm të bëj analiza për shëndetin mendor, nuk do ishte keq ta bënin të gjithë zyrtarët

Meta: Jam i gatshëm të bëj analiza për shëndetin mendor, nuk do ishte keq ta bënin të gjithë zyrtarët

23:02, 17/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se është i gatshëm t’i nënshtrohet vizitave për shëndetin mendor. Ai u pyet nga gazetari Rakipi, lidhur me kryeministrin Rama dhe dyshimet për shëndetin mendor të këtij të fundit. Rakipi e pyeti presidentin, nëse duhet të ketë një ligj për të detyruar zyrtarët t’i nënshtrohen këtyre analizave. Meta u shpreh se nuk do të ishte keq, që një ligj i tillë të ekzistonte.

“Edhe pa ligj, nëse dikush dyshon, jam gati t’i nënshtrohem cdo kontrolli për shëndetin mendor dhe shëndetin në përgjithësi.

Nuk do të ishte keq, do të ishte mirë të kishim një verifikim që nga presidenti tek të gjithë ata që kanë përgjegjësi shtetërore”, u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hekuran 18/01/2019 06:08

Do mbushej Ishulli i Sazanit me politikaj. Atje do duhej të izolohen .Ripjellja komplet siq është.

Shto koment

Denonco