Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta: E vetmja zgjidhje e qëndrueshme, mosndryshimi i kufijve në Ballkan

Meta: E vetmja zgjidhje e qëndrueshme, mosndryshimi i kufijve në Ballkan

22:20, 17/01/2019
A+ Aa A-

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka deklaruar se e vetmja zgjidhje e mirë mes Kosovës dhe Serbisë, është mosndryshimi i kufijve.

Ai tha në studion e ‘Të Paekspozuarit’, se Shqipëria duhet të mbështesë dhe vijon të mbështesë idenë për mosndryshim kufijsh.

‘Presidenti është i vendosur të respektojë Kushtetutën deri në fund dhe do të jetë shumë i vëmendshëm për të ndjekur veprimtarinë e çdo ministri dhe do të bëjë vlerësimin e tij, që askush të mos shkelë mbi Kushtetutën. Ministër nuk mund të bëhet kushdo thjeshtë se do kryeministri, pasi dhe kryeministri duhet të japë shpjegime për ministrat e tij.  Deklarata e Cakës nuk kanë asnjë lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë. Ne nuk mund të vëmë një paralele mes Ramës dhe Cakës. Në lidhje me këtë çështje dua të bëj të qartë, se Shqipëria është dhe do të jetë për mosndryshim kufijsh në Ballkan por për heqjen e kufijve në Ballkan. Çdo ide për ndryshim kufijsh është një minus për të ardhmen në BE. Ideja e përfaqësuesve të Kosovës është pozicion i tyre ne nuk duhet ti ndajmë as në tradhtarë e as në gomarë. Qëndrimet e Shqipërisë në politikën rajonale, ku Shqipëria është perceptuar në nj faktor stabiliteti. Nuk duhet të shprehen nga qëndrime ambigue’, deklaroi Meta

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco