Ilir Meta: Sonte rikthehem për t’u ekspozuar në ‘Të Paekspozuarit’

Ilir Meta: Sonte rikthehem për t’u ekspozuar në ‘Të Paekspozuarit’

20:11, 17/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do jetë i ftuar sonte në orën 21:00 në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 me gazetarin Ylli Rakipi.

Presidenti Meta do flasë për aktualitetin politik, çështjen e dekretimeve të ministrave të rinj si dhe çështje të tjera mjaft sensitive.

Përmes një postimi në Facebook, Meta fton qytetarët ta ndjekin në ekranin e News24, ndërsa shprehet se në mbrëmje do të rikthehet për t’u ekspozuar me shumë kënaqësi në emisionin “Të Paekspozuarit”.

“Të dashur miq, sot në mbrëmje rikthehem për t’u ekspozuar me shumë kënaqësi në emisionin “Të Paekspozuarit”, ndaj ju ftoj të më ndiqni në ora 21:00 në News24, në një intervistë me gazetarin e mirënjohur, Ylli Rakipi!”- shkruan Meta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco