Punësimi në shtet, vështirë të gjesh shqiptar që beson Edi Ramën, ja çfarë thonë të rinjtë

Punësimi në shtet, vështirë të gjesh shqiptar që beson Edi Ramën, ja çfarë thonë të rinjtë

18:58, 17/01/2019
A+ Aa A-

Punësimet fiktive në burgje është skandali më i fundit i publikuar përmes përgjimeve të drejtorit të burgjeve Arben Çuko prej Zërit të Amerikës.

 Pavarësisht dokumenteve dhe marrjes së reagimeve prej personave të përfshirë në dosje, Rama nuk ngurroi ta cilësonte ‘oshtimë të kazanit’.

Madje për të kundërshtuar Zërin e Amerikës nxitoi të reagonte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Përkundër tentativave për të zbutur efektin e lajmit, Drejtori për Evropën dhe Euroazinë Elez Biberaj theksoi se Zëri i Amerikës publikon vetëm lajme të verifikuara duke respektuar çdo standard të gazetarisë. Fenomeni i punësimeve partiake nuk vërehet vetëm në përgjime. Janë vetë qytetarët të cilët sjellin përjetimet e tyre, shkarkimet e padrejta apo dhe emërimet partiake, raporton Ora News, duke sjell edhe disa opinione.

“Personalisht, duke parë dhe ngjarjet e fundit, e kemi parë se çfarë ka zbuluar Zëri i Amerikës dhe lë vend për dyshime”.

“Besoj se dhe sot akoma, bëhen nëpërmjet bindjeve partiake”.

“Bëhet fjalë për djalin tim. E kanë pushuar pa arsye nga puna sepse nuk ishte i punësuar politikisht”.

“Nuk mendoj se konkurset funksionojnë pasi shohim shumë të rinjtë të aftë dhe nuk futen në punë nëse nuk janë pjesë e njërës prej partive politike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco