Zgjedhjet lokale/ Kreu i KQZ-së paralajmëron kryebashkiakët: Mos shtoni njerëz fiktivë në lista

Zgjedhjet lokale/ Kreu i KQZ-së paralajmëron kryebashkiakët: Mos shtoni njerëz fiktivë në lista

10:52, 17/01/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri gjatë një deklarate për shtyp ditën e sotme ka paralajmëruar procedim penal ndaj atyre që që lejojnë ndryshimin fiktiv të vendbanimit.

“I bëjmë thirrje zgjedhësve që të kontrollojnë emrin në listën elektronike të zgjedhësve të kontrollojnë emrin në faqen zyrtare të interentit të KQZ.Deri në 21 maj 2019 është e hapur mundësia për tiu drejtuar gjendjes civile për të saktësuar të dhënat e tyre. Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare. Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate.

Ndryshimi i vendbanimeve për zgjedhësit që regjistohen në adresa fiktive dhe janë të lehta për tu zbuluar. Edhe krerët e bashkive dhe punonjësit e gjendjes civile që kryejnë akte të tilla do të akuzohen për shpërdorim detyre. KQZ do të kallëzojë penalisht çdo person që kryen shkelje, pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor. Midis KQZ-së, maxhorancës dhe opozitës nuk ka asnjë konflikt në trajtimin e këtij fënomeni. Unë ftoj lidershipët e partive të deklarohen publikisht kundër fenomenit. Këto zgjedhje janë gur prove në procesin e integrimit në BE.”

Deklarata e Kryetarit të KQZ-së, z. Klement Zguri. 

Listat e zgjedhësve janë parakushti që zgjedhësit shqiptarë të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Saktësia dhe korrektësia e listave janë preokupim i dorës së parë për KQZ-në. Për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, procesi i saktësimit dhe korrigjimit të listave ka filluar. 
Përgjegjësinë ligjore per këtë proces e kanë zyrat e gjendjes civile, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyra mbikqyrëse. 
Ky proces nuk del dot mirë nëse zgjedhësit nuk shfaqin vëmendje dhe nuk tregohen aktivë. Qëllimi i kësaj dalje publike në emër të KQZ-së është pikërisht ky: të kërkojë vëmendjen e zgjedhësve, të bëjë thirrje për aktivizimin e tyre. 
Deri tani Zyrat e Gjendjes Civile kanë printuar dhe publikuar listat me të dhënat paraprake për çdo zgjedhës. 
Ne u bëjmë thirrje dhe një herë zgjedhësve që të kontrollojnë emrin e tyre në listën elektronike të zgjedhësve të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 
Deri më datë 21 maj 2019 është e hapur mundësia për t’iu drejtuar Zyrave të Gjendjes Civile ku kanë të regjistruar vendbanimin e tyre për të plotësuar apo saktësuar të dhënat e listës. 
Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare. 
Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate.
Në proceset e mëparshme zgjedhore jo vetëm vëzhguesit por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se në disa bashki të vendit është përhapur fenomeni i transferimit artificial të vendbanimit të mbështetësve të atyre që kandidojnë për kryetarë të bashkive, me qëllim ndikimin e paligjshëm mbi rezultatin e votimit, nëpërmjet votave të këtyre votuesve artificialë. 
Ndryshimi artificial i vendbanimit përbën shpërdorim të pastër detyre, por ka pasoja të rënda edhe mbi sistemin demokratik, sepse cënon rëndë raportin e zgjedhësve me pushtetin e zgjedhur, si atje ku votojnë zgjedhësit e zhvendosur artificialisht, ashtu dhe atje ku ata fshihen padrejtësisht nga lista. 
Ky fenomen i kundraligjshëm lë gjurmë, ndaj është i verifikueshëm dhe i provueshem lehtësisht. Zgjedhësit e zhvendosur artificialisht regjistrohen masivisht në adresa artificiale. Është e lehtë të konstatohet se kur në një apartament figurojnë 10, 20 apo 30 familje, atëherë në këtë bashki, kryetari i bashkisë dhe përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile kanë organizuar, në bashkëpunim, zhvendosjen artificiale të vendbanimit të zgjedhësve, kanë kryer shpërdorim detyre. 
Auditët e emëruar nga KQZ që mbikëqyrin listat e zgjedhësve do të merren posaçërisht me investigimin e këtij fenomeni. 
KQZ-ja do të kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile, kurdoherë që të vihet përballë këtyre fakteve, sapo që ato të konstatohen dhe pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor. 
Prandaj po bëjmë këtë paralajmërim publik, me qëllim që të mos ketë kryetarë bashkish që tentojnë për të bërë këtë formë manipulimi. 
Përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile të marrin masa e të kontrollojnë të gjitha aplikimet që u vijnë për ndryshim vendbanimi në këtë periudhë dhe zgjedhësit, të cilëve u kërkohet të bëhen pjesë e skemave të tilla të manipulimit, të refuzojnë bashkëpunimin në krim. 
Midis KQZ-së, mazhorancës dhe opozitës nuk ka asnjë konflikt në trajtimin e këtij fenomeni. Ai është kundërligjshmëri që autorët e bëjnë në konflikt të pastër interesi dhe në dëm flagrant të zgjedhjeve. 
Ndaj unë ftoj dhe lidershipin e mazhorancës dhe atë të opozitës të deklarohen publiksht kundër, me qëllim që t’i heqin çdo mbështetje politike fenomenit. 
Zgjedhjet e datës 30 qershor janë ushtrim shumë i rëndësishëm demokracie, por këtë radhë ato janë më shumë se kaq, janë gur prove për Shqipërinë në procesin e vet të integrimit në Bashkimin Evropian. 
Kujdesi i të gjithëve për listat e zgjedhësve, secili sipas rolit dhe funksionit, është vetëm hapi i parë, por shumë i rëndësishëm në këtë proces. 
Faleminderit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco