Hahn vizitë flash në Tiranë dhe Prishtinë

Hahn vizitë flash në Tiranë dhe Prishtinë

10:46, 17/01/2019
A+ Aa A-

Komisioneri Evropian për Negociatat e Zgjerimit dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn, do të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë sot më 17 janar.

Në vizitën e tij të shkurtër, në Prishtinë, Komisioneri do të takohet me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe në Tiranë me kryeministrin Edi Rama për të bërë vlerësimin e përpjekjeve për reformat.

Është e një rëndësie të madhe që tani të vazhdojmë me vendosmëri reformat.

Ato janë të rëndësishme për të ecur përpara dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco