Emërimet dhe shkarkimet në Kuvend, juristi: Parlamenti ka rënë

Emërimet dhe shkarkimet në Kuvend, juristi: Parlamenti ka rënë

19:58, 16/01/2019
A+ Aa A-

Sot në Parlament u mbajt një seancë e jashtëzakonshme ku u miratuan dekretet e Presidentit Meta për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të kabinetit qeveritar. Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit me 76 votat pro të mazhorancës ndërsa deputetët e opozitës bojkotuan këtë seancë. Opozita kërkoi që në nisje të seancës zhvillimin e një debati parlamentar për propozimet e kryeministrit Rama, po kjo kërkesë nuk u pranua nga mazhoranca.

Këtë situatë të krijuar në Kuvend në studion e “Mbrëmja ABC”, e ka komentuar juristi Çlirim Gjata.

“Është hera e parë pas 27 viteve që Ruçi mori pushtetin dhe i trajton deputetët si nxënës. Parlamentin nuk e trajton si organ politik por e shikon si një klasë.  Situata politike e Parlamentit tonë sot është se ky Parlament ka rënë dhe nuk ekziston më si Kuvend. Që nga arroganca e Ramës, që nga fjalori që përdor që edhe stadiumi do ia kishte zili, ky Parlament ka rënë.  Opozita nuk ka çfarë të bëjë. Ka rënë ligji ka rënë Parlamenti.  Si nuk jep dikush një arsye se pse u shkarkuan dhe pse po emërohen këta. Duke filluar nga Xhafaj dhe ministrat e tjerë, pse nuk japin një arsye. Rama nuk e di se ku është”.

Më tej juristi është shprehur se Rama nuk ka të drejtë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm. Kryeministri ka propozuar emrin e tij për këtë post, pasi Meta nuk dekretoi emrin e Gent Cakajt.

“Kushtetuta nuk e thotë se Rama ka të drejtë të bëhet ministër. Kryeministri po të dojë me ligj fut një nen aty dhe thotë se derisa të ngrihet Kushtetuta jam unë ministër.  Zgjedhja e ministrit ka procedurë kushtetuese. Vetëm ministri mund të emërohet sepse e përcakton Kushtetuta. Nuk e parashikon Kushtetuta kërkund këtë që po shpik Kryeministri. Nëse Rama nuk emërohet nga Presidenti ai mund të çojë një emër tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco