‘Opozita e Bashkuar’/ Basha: Do të udhëheqim revoltën popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës

‘Opozita e Bashkuar’/ Basha: Do të udhëheqim revoltën popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës

19:38, 16/01/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi pa mbledhjes me aleatët se opozita e bashkuar ka vendosur të udhëheqë revoltën popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Sipas tij sot në Kuvend Rama duke i hequr të drejtën e fjalës opozitës, tregoi se po e kthen vendin në diktaturë.

‘Sot të gjithë e panë se si Rama i hoqi të drejtën për të folur opozitës. Edi Rama ka tani një parlament privat për të shkatërruar interesat personale, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës ku është vendi. Prandaj ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ditën e shtunë do të mbledhim këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore, po kështu do të veprojnë edhe aleatët. Ne do të bëjmë gjithçka për të larguar 1 orë e më parë Edi Ramën’, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco