Gazetari i njohur në Syri.net: Ja sa vite burg rrezikon Kelment Balili

Gazetari i njohur në Syri.net: Ja sa vite burg rrezikon Kelment Balili

18:37, 16/01/2019
A+ Aa A-

Gazetari i njohur, Flamur Vezaj në një lidhje me ‘Skype’ për Syri.net nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, ka paralajmëruar disa skenarë të frikshëm që fshihen pas vetëdorëzimit të Kelment Balilit.

Ai tha se dorëzimi i Balilit ka ardhur pas disa manovrave që janë kryer nga ana e avokatëve të tij.

Sipas Vezajt, Balilit me shumë mundësi do t’i hiqet dhe akuza e grupit të strukturuar kriminal.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se sa vite burg rrezikon Balili? Vezaj u përgjigj se maksimumi do të jetë4-5 vite burg, nëse i hiqet akuza për grup të strukturuar kriminal.

Nëse i hiqe akuza e grupit të strukturuar kriminal, ai maksimumi 4 ose 5 vjet.  Të gjitha dosjet që kanë arritur në Shqipëri kanë ardhur nga jashtë, qoftë dosja Shijaku ashtu dhe dosja Xibraka. Ideja e luftës së forcës së ligjit ka ardhur për shkak të presionit nga forcat e huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco