Gazetari i kronikës së zezë për Syri.net: Ja çfarë fshihet pas vetëdorëzimit të Kelment Balilit

Gazetari i kronikës së zezë për Syri.net: Ja çfarë fshihet pas vetëdorëzimit të Kelment Balilit

18:31, 16/01/2019
A+ Aa A-

Gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, i cili sot ndodhet në Shtete e bashkuara të Amerikës, në një lidhje me Skype me Syri.net, ka analizuar vetëdorëzimin e ‘Eskobarit të Ballkanit’, Kelment Balili, një ditë më parë.

Vezaj ka zbërthyer gjatë bisedës me moderatorin Alen Xhelili, të gjithë skenarin dhe prapaskenat e vetëdorëzimit të Balilit, duke e quajtur në këtë rast një sjellje dhe reagim shumë të dobët të policisë së shtetit.

‘Mua më vjen keq ku është katandisur policia e shtetit. Dhe një vetëdorëzim të një personi duke ja plotësuar të gjitha kushte, të bjerë në këtë farmë forme policia e shtetit është fatkeqësi. Ulja e uniformës nga ana e drejtorit të Policisë së Shtetit duke i plotësuar të gjitha kushtet Kelment Balilit mu duke e tepruar. Nuk mund të quhet sukses vetëdorëzimi, kur i janë plotësuar të gjitha kushtet. Janë larguar disa drejtorë policie dhe ai nuk është arrestuar. Në momentin që policia u dorëzua para tij, ai iu vetëdorëzua. Ka dhe një manovër nga ana e avokatëve të tij. Pretendimi i tij se tani ka ardhur dosja nga Greqia dhe unë tani u vetëdorëzoiva, dhe mua më duket i drejtë. Por tani mua më duket se është bërë një far marrëveshjeje. Pronat e tij dhe vëllezërve të tij që janë nën sekuestro do të lirohen dhe kjo është arsyeja që ai është vetëdorëzua. Nëse ai akuzohet vetëm për trafik droge, dhe ti hiqet edhe akuza për grup i strukturuar kriminal, ai do të gjykohet në Sarandë. Mendoj se është bërë një marrëveshje, që prona dhe pasuritë e tij të mos sekuestrohen, por t’i jepen familjes së tij’, deklaroi Vezaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/01/2019 18:42

Shkëlqyeshëm fare, trafiko drogë, vidh, vrit e prit dhe familja trashëgon pasuritë. Shtet leshi, shtet piktori mediokërr dështak.Shtet mafioz.

Shto koment

Denonco