Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Mazhoranca nuk lejon dikutimet, opozita braktis seancën e shkarkim-emërimeve të ministrave

VIDEO/ Mazhoranca nuk lejon dikutimet, opozita braktis seancën e shkarkim-emërimeve të ministrave

17:27, 16/01/2019
A+ Aa A-

Mazhoranca qeverisëse, ka zhvilluar një seancë plenare sot, pa debat, për miratimin e dekreteve të presidentit, për shkarkim/emërimet e ministrave.

Në këto rrethana, opozita braktisi seancën e kuvendit, pasi mazhoranca, nuk lejoi diskutimet e deputetëve të opozitës.

Më herët, dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, ai i PD, Edmond Spaho dhe ai i LSI, Petrit Vasili, kishin kërkuar që seanca për dekretimin e ministrave të rinj të zhvillohet me debat, dhe jo të kalohet direkt në votim.

Spaho tha se askush nuk mund tu ndalojë fjalën deputetëve të opozitës për sa kohë që Kushtetuta dhe ligji ua lejon.

“Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve të bëhet me debat dhe ne kemi paraqitur listën e forcave për çdo grup parlamentar, kërkojmë të zhvillohet debat. Prandaj njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave”, u shpreh Spaho.

Ndërkohë që në të njëjtën linjë u shpreh dhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.

“Pasi kemi komunikuar edhe me stafin tuaj, të cilët kërkuan që të depozitohen që më përpara lista e diskutantëve, e kemi kryer këtë procedurë. Nuk ka asnjë pikë të vetme të rregullores që ndalon debatin”, tha Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ari16/01/2019 17:44

"Sulltanit" i ra goja per debat me studentet. Sot eshte kunder debatit. .. PS. "Gojet e liga " thone se nuk ishte gati , nuk i kishe hequr nja dy "viza" ...

Shto koment

Denonco