Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Spaho dhe Vasili, Ruçit: Dekretimi i ministrave të bëhet me debat, askush nuk na ndalon fjalën

Spaho dhe Vasili, Ruçit: Dekretimi i ministrave të bëhet me debat, askush nuk na ndalon fjalën

17:10, 16/01/2019
A+ Aa A-

Dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, ai i PD, Edmond Spaho dhe ai i LSI, Petrit Vasili, i kanë kërkuar që në nisje të seancës plenare kreut të Kuvendit që seanca për dekretimin e minsitrave të rinj të zhvillohet me debat, dhe jo të kalohet direkt në votim.

Spaho tha se askush nuk mund tu ndal;ojë fjalën deputetëve të opozitës për sa kohë që Kushtetuta dhe ligji ua lejon.

‘Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve të bëhet me debat dhe ne kemi paraqitur listën e forcave për çdo grup parlamentar, kërkojmë të zhvillohet debat. Prandaj njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave’, u shpreh Spaho.

Ndërkohë që në të njëjtën linjë u shpreh dhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.

‘Pasi kemi komunikuar edhe me stafin tuaj, të cilët kërkuan që të depozitohen që më përpara lista e diskutantëve, e kemi kryer këtë procedurë. Nuk ka asnjë pikë të vetme të rregullores që ndalon debatin’’, tha Vasili. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco