Flet njeriu që arrestoi Balilin për herë të parë: Dje policia u bë private e ‘Escobarit’

Flet njeriu që arrestoi Balilin për herë të parë: Dje policia u bë private e ‘Escobarit’

15:58, 16/01/2019
A+ Aa A-

Klement Balili u arrestua për herë të parë në vitin 2006.

Ai u ndalua së bashku me dy policë të Komisariatit të Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë.

Në atë kohë, i ashtuquajturi ‘Eskobari i Ballkanit’ bëri pak muaj burg, për t’u rikthyer në shënjestrën e drejtësisë sërish në vitin 2016.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata, i cili në vitin 2006 drejtonte edhe operacionin ku Balili u vu në pranga, thotë se ky person ka anashkaluar institucionet e shtetit për më shumë se 2 vite.

Sipas tij, vetëdorëzimi njihet si praktikë policore, por vetëm në kushtet e flagrancës.

‘Nuk ka as operacion, as vetëdorëzim, ka vetëm paraqitje. Në këtë rast, Policia e Shtetit ka bërë vetëm sigurimin fizik të personit, nga Delvina në Tiranë, si polici private’, tha Emri Vata, ish-drejtor policie.

Ministri i Brendshëm e cilësoi ndalimin e Balilit një operacion të suksesshëm, ndërsa ky i fundit është shoqëruar nga vet kryepolici Ardi Veliu, pas negociatave disaditore./TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

oss17/01/2019 07:11

Emri Vata nuk ka patur asnje dijeni, derisa u be arrestimi i tyre.

Futja kot16/01/2019 17:45

Ky Ardi Veliu, si një Velinë e vërtetë, u takua me mikun e tij bënë një dorë muhabet, shkëmbyen ndonjë ide biznesi agroturizmi, dhe së fundmi, pasi nuk kishin më se ç'të bënin, dolën një xhiro nga Tirana, se helbete, ka më shumë mundësi biznesi, dritat nuk ikin, dhe kafet e Bllokut janë më të bukura se në Delvinë e Sarandë. Hajde TALLAVA' hajde ...!!! Shtet RRUMPALLË komplet!!!

gramoz16/01/2019 16:10

Me policine e edver droges ka 3vjet qe tall topet Balili, ai u dorzua kur i desh trapi dhe me kushtet qe kerkoi, po te ishte per policine e Lesh Leshit, as kishte me e rrujt leshin fare.

antimafia16/01/2019 16:10

me ligjin antimafia duhet hetuar i pari ardi veliu si shkon kryepolici i shqiperis me taku nje person qe kerkohet nga dea e nga 7 polici tjera, si takohen fshehtas si kan diskutuar si ndodh kjo ne nje shtet qe ka ligjin antimafia. imagjinoni sikur shefi i policis shkon e merr ne dorezim ne mes arash messina denaron.nuk ekziston jan repartet speciale qe i vejne prangat, ketu ka bashkepunim te mirfillt polici mafie. ueeeee skandaloze edhe dalin e thojne ne tv si skan marre

Shto koment

Denonco