Deputeti i PD/ Vetëdorëzimi i Balilit, inskenim! Krimi këtu po bën ligjin

Deputeti i PD/ Vetëdorëzimi i Balilit, inskenim! Krimi këtu po bën ligjin

15:17, 16/01/2019
A+ Aa A-

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj e konsideroi si dorëzim të qeverisë vetëdorëzimin e Klement Balilit, i konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit’.

Alibeaj tha se shteti arriti të negociojë kushtet e krimit dhe kjo është e rëndë.

'Njëri nga të dyshuarit për aktivitet kriminal sot është pas hekurave. Ka rreth 3 vite që lakohet emri i Balilit.

Skenari i djeshëm i vetëdorëzimit nuk ishte zbatimi i ligjit, por dorëzim i qeverisë.  

E gjitha është një inskenim, pasi ai përcakton kohën, përcakton momentin, dhe vendos kushte. Ky është fundi i një shteti të brishtë. Shteti arriti të negociojë kushtet e krimit', tha Alibeaj për News 24.

Ai shtoi se:

'Sfondi nuk është fakti që ka pasur negociatat, por që 15 herë policia ka dështuar ta kapë sipas ligjit. Pra kemi një shtet që nuk kontrollon territoret e vet.

Në një situatë ku midis shtetit dhe krimit, krimi vendos kur dorëzohet dhe kur del nga burgu. Krimi bën ligjin dhe kjo është e rëndë.

Lista e kriminelëve vazhdon të shtohet dhe pjelloria e kësaj Rilindje ka shtuar kriminelët. Pra nuk është sukses ndaj të mirës kundër të keqes'. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco