Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, Meta mesazh Xhaferrit: Ngjarje historike dhe kuptimplotë për shqiptarët

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe, Meta mesazh Xhaferrit: Ngjarje historike dhe kuptimplotë për shqiptarët

14:34, 16/01/2019
A+ Aa A-

Pas zyrtarizimi të gjuhës shqipe në Shtetin fqinj , Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi
Ju përgëzoj përzemërsisht për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, shkruan Meta.  

Gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni dhe kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët.

Sipas kreut të shtetit shqiptar kjo është “arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive në Maqedoni”.

Ai e ka velesrësuar ketë si “një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Shqiptarët në Maqedoni, gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike, shkruan Meta në mesazhin e tij.
“Shqiptarët në Maqedoni demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv”.

“Vlerësoj jashtëzakonisht rolin e z.Xhaferi në këtë drejtim”, shprehet Presdienti.
“I bëtë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë“.

“Urime për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit”, e përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit shqiptar.

 

TEKSTI I PLOTË I MESAZHIT TË URIMIT TË PRESIDENTIT META DREJTUAR KRYETARIT TË PARLAMENTIT TË MAQEDONISË, Z.TALAT XHAFERI

I nderuar Zoti Kryetar,
I dashur Talat,

Ju përgëzoj përzemërsisht për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku dhe gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni.

Kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët, një arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në Maqedoni. 

Kjo arritje përbën gjithashtu një hap shumë te rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike dhe në rastin konkret demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv.

E vlerësoj jashtëzakonisht shumë rolin që Ju personalisht keni luajtur në këtë drejtim, duke i bërë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. 

Së bashku me urimet për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit, ju dërgoj dhe përshëndetjet e mia më të mira e vëllazërore. 

I juaji,
Ilir Meta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco