Ministrja e Ramës i sulet Zërit të Amerikës: E vërteta është me ne, jo me ju

Ministrja e Ramës i sulet Zërit të Amerikës: E vërteta është me ne, jo me ju

14:04, 16/01/2019
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka sulmuar sot Zërin e Amerikës, pas investigimit që VOA bëri për punësimet e paligjshme, politike dhe fiktive në Policinë e Burgjeve.

Ajo shtoi se është e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun e saj, ndërsa i kërkoi Zërit të Amerikës, që të reflektojnë për këtë situatë.

Në një kohë që Kryeministri Rama, përmes shefes së kabinetit Vali Bizhga si dhe disa deputetë socialitë, u provua që të jenë përfshirë në mënyrë direkte në këtë skandal, Ministrja Gjonaj nuk ngurroi ta cilësojë procesin si “të hapur dhe transparent” për të gjithë qytetarët.

Ja cfarë tha Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj  

““Zëri i Amerikës” nuk mori në konsideratë deklaratën time. Por mori në konsideratë qasjen e tyre shumë të gabuar. U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova dhe dje, nuk kanë të bëjnë me procesin e rekrutimit të punonjësve.

Duhet parë nëse deklaratat  e deputetëve janë përkthyer në marrjen e vendeve të punës për të gjitha ata që janë pranuar, dhe kjo duhet parë në të gjithë procesin. E theksoj dhe një herë procesi ka qenë shumë i hapur dhe transparent për të gjithë qytetarët.

Jemi të hapur për këto që  është i interesuar për të parë dosjen e rekrutimit të punonjësve të burgjeve. Ne i kemi hedhur një hap të madh për të lënë pas krahëve të shkuarën nepotike në punësime. Unë jam tërësisht e qetë dhe e bindur se e vërteta është në krahun tonë dhe shpresoj që “Zëri i Amerikës” të transmetojë deklaratën tonë”.

Kurse Zëri i Amerikës deklaroi mbrëmë se i qëndron kronikës.

“Zëri i Amerikës i qëndron raportimit të tij, i cili është i bazuar mbi faktet që burojnë nga një dosje hetimore me përgjime të një ish zyrtari të lartë të shtetit, aktualisht nën hetime për korrupsion. Në komunikimet e tij me funksionarë shtetërorë dhe deputetë, ish-drejtori i burgjeve u përgjigjet kërkesave dhe interesimit të tyre për të marrë në punë persona të caktuar, apo për të sistemuar të tjerë në vende të tjera pune.

Zëri i Amerikës, ka konfirmuar kryerjen e bisedave edhe me zyrtarët që dalin në përgjime. Ndonëse në përgjigjet e tyre ata e justifikojnë arsyen e marrjes në telefon të drejtorit të burgjeve, kushdo mund t’i shohë e t’i lexojë përgjimet dhe të nxjerrë konkluzionet përkatëse nga konteksti i tyre, nëse bëhet fjalë për një proces etik, profesional dhe të rregullt të marrjes në punë, apo nëse ato janë vetëm një provë e asaj që besohet gjerësisht se në Shqipëri ngritja e një administrate profesioniste është ende një sfidë e vështirë, për shkak edhe të ndërhyrjeve të tepruara të politikës”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

goni16/01/2019 16:05

ehee mori per kot edhe kjo....vec te tjerave thone qe edhe stafin e ministrise e shan nga robt e shpis si me i pas skllever...llafe jane...kush e dii.

Miri16/01/2019 15:53

Te jete kaq idjote valle te mos kuptoje ate cfare thuhet ne pergjimin e nipit te Lenkes se Enverit? Apo e ka nga halli i te Marit?

gramoz16/01/2019 15:36

Kjo tyryfylja e ripjerdhjes edveriste, nuk ka ndonje ndryshim nga Loqja Shenka ministrja e enverit qe per rastesi e ka edhe nip ish drejtorin e burgjeve shokun Arben, pra tyryfylja e drejtesise, mund te urdheroje edhe shokun Tramp ti terheqe veshin VOA dhe ti kerkoje falje edver llapes dhe partise siçiliste te Shqiperise, per thashethemet qe perhap dhe vjell vrer kunder pushtetit te edver zorraxhiut, ose perndrishe do te qeronen mire hesapet!!!

Arben16/01/2019 15:13

Sigurisht ne nje linje me "Sulltanin" e "Rilindjes". S'ka si te mos jete pjese e haremit ...

Keno, bythkepiresi i Ripjelljes!16/01/2019 14:21

Ministret e EDrames jane kukulla qe thjesht komandohen nga ai.

Shto koment

Denonco