Denoncojnë studentët e Elbasanit: Pedagogët na kërcënojnë me mungesa

Denoncojnë studentët e Elbasanit: Pedagogët na kërcënojnë me mungesa

13:11, 16/01/2019
A+ Aa A-

Studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë denoncuar sot kërcënimet që u vijnë atyre për ndërprerjen e bojkotit.

Më konkretisht ata kanë akuzuar disa pedagogë të cilët kanë kërcënuar me mungesa studentët. Sipas njërit prej studentëve, kjo gjë është në kundërshtim të plotë me urdhrin e dekanit, i cili kishte njoftuar më parë se mungesat e tyre nuk do të merren.

Krahas Elbasanit, protesta vijon edhe në disa fakultete në Tiranë, ku studentët kanë zgjedhur të ngujohen brenda ambienteve deri në përmbushjen e 9 kërkesa të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco