Dalin provat / Rama gënjen, përdor shokun për oxhakun 18 mijë euro

Dalin provat / Rama gënjen, përdor shokun për oxhakun 18 mijë euro

12:11, 16/01/2019
A+ Aa A-

'Edi Rama duhet të ishte në burg për fshehje pasurie'.

Kështu deklaroi sot në një konferencë shtypi zëdhënësja e PD Ina Zhupa e ciloa theksoi se Rama po fsheh jetën e shtrenjtë prej sheiku që bën në Surrel duke vjedhur shqiptarët çdo ditë.

Në deklaraten e saj, Zhupa tha se Rama gënjen pasi, ashtu si guaja, miku i tij nuk e justifikon luksin me oxhakun 18 mijë euro.

Zhupa tha se në librin e tatimeve, miku i kryeministrit, Adrian Dule, figuron si një person me zero transaksione financiare. Nga historiku i të dyja aktiviteteve që ka krijuar, rezulton se ai nuk ka shitur asnjë punim të tij, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime.

Shqiptarët do të shohim sot pasdite në parlament një qeveri të kalbëzuar nga korrupsioni, shefi i të cilës duhet të ishtë sot në pranga për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

    Shqiptarët duhet ta dinë, se, sa herë ka folur për pasurinë e tij, Edi Rama ka gënjyer!

    Kur nuk ka justifikuar dot pasurinë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel, ka përdorur gruan.

    Kur nuk ka justifikuar dot jetën luksoze dhe oxhakun 18 mijë euro, Edi Rama, ka përdorur shokun. Një veprim i njohur ky për Edi Ramën, i cili, sa herë nuk fiton dot zgjedhjet me votë të lirë, përdor paranë dhe krimin.

    Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit se oxhaku i varur superluksoz nuk i përkiste atij, por personit që paguan qeranë e studios së qeramikës, të cilën Edi Rama pohon se e përdor për punët e tij private.

    Partia Demokratike po provon sot me dokumenta zyrtarë se Edi Rama gënjen për të fshehur pasurinë e tij dhe jetën prej sheiku që ai bën nga zhvatja e shqiptarëve.

    Në librin e tatimeve, miku i kryeministrit, Adrian Dule, figuron si një person me zero transaksione financiare. Nga historiku i të dyja aktiviteteve që ka krijuar, rezulton se ai nuk ka shitur asnjë punim të tij, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime.

    Historiku tatimor provon se shoqëria “AD” e mikut të kryeministrit, ka shpallur falimentim në vitin 2012, duke patur të deklaruar zero hyrje dalje ndër vite. Miku i kryeministrit, që mori përsipër pronësinë e oxhakut 18 mijë euro, rezulton se, i regjistruar si person juridik me emrin “Aramika Studio” në vitin 2017, sërish është i deklaruar me zero fitim.

    Me deklarimet e tij në tatime, miku i kryeministrit nuk justifikon dot as shpenzimet për të paguar qeranë e studios, jo më të ketë aq para sa për të blerë oxhakun e famshëm 18 mijë euro me të cilin u shfaq Edi Rama.

    Faturat tatimore me zero hyrje dalje faktojnë gënjeshtrën e Edi Ramës për oxhakun luksoz. Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur pasurinë e tij, por është e qartë se ka urdhëruar tatimet të qëndrojnë larg studios ku ai ushtron aktivitetin e tij privat. Të dyja janë vepra të rënda penale dhe dënohen me burg.

    Frika nga burgu është arsyeja pse Edi Rama, që përgojon gjithë Tiranën, ka mbyllur gojën dhe hesht për pasurinë e pajustifikuar.

    Frika nga burgu ka detyruar Edi Ramën t’u mbyllë gojën edhe mediave kryesore të vendit, që të mos flasin, të mos pyesin, të mos u thonë shqiptarëve se kryeministri nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë në deklaratën e pasurisë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel.

    Edi Rama është i zënë në kurth, sepse një hetim i pavarur do të zbulonte se sarajet në Surrel kushtojnë jo më pak se 2 milionë euro dhe luksi në të cilin jeton, me oxhak 18 mijë euro, është fryt i korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

    Heshtja nuk e ndihmon dot më!

    Ka ardhur koha që Edi Rama, i cili ka ngritur një sistem të tërë policor për gjobitjen e çdo tregtari për moslëshimin e një fature tatimore, të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Dietologu Open Society 16/01/2019 13:38

    Ky është ai Dulja që na sugjeronte të hanim mutin - mjalte ( te mengjesit heret) te Ramës, të gjithëve pa perjashtim... E paska provuar vetë prandaj sugjeronte me garanci. Dule eunuku spaske faj o bole... Ti qënke bythjashte edhe për tatimorin më gdhë. Filloje me patlixhan stervitjen e sumës se kur te te vijë rradha shpejt zot e di se cfarë do hash nga mbrapa

    Shto koment

    Denonco