VIDEO/ Dekani i Juridikut, presion studentëve: Mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët….

VIDEO/ Dekani i Juridikut, presion studentëve: Mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët….

11:04, 16/01/2019
A+ Aa A-

Protestsa e studentëve vijon në të gjithë universitet e Shqipërisë. Me qindra studentë janë ngujuar nëpër fakultete dhe vazhdojnë të kërkojnë realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

Ndërkohë Dekani i Fakulteti Juridik Artan Hoxha, shantazhon studentët për të dalë nga ngujimi. Ai ka thirrur disa prej tyre në zyrë dhe një pjesë e bisedës është rregjistruar nga studentët, disa prej të cilëve janë të FRESSH.

“Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t'ju ndodhë gjë (dokumentave) ku do shkoni ju? ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë ketij procesi”

Presioni nuk ka mbaruar më kaq.

Disa studentëve të tjerë që kanë mbështetje tek të gjitha grupimet, Artan Hoxha u ka thënë “mbylleni me kaq, se nuk dihet si shkojnë punët.”
Qeveria punon me kërbaç dhe me kulaç. Drejtoresha e DAP ka telefonuar studentët me ndikim në protestë për t’u ofruar nga vendet e punës në administratë, por është refuzuar prej tyre, duke dëshmuar se nuk e shesin të ardhmen për një vend pune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malo16/01/2019 12:39

Ky plehra, Artan Hoxha, kur deklaroi pasurine i dolen 500 mije euro te pajustifikuara. Mi ka falur vellai, tha!!!!! Perpiqet te shtype protesten e studenteve per te mbrojtur veten. Nuk ka derman per ju o hajdute qe keni gllaberuar edhe akademine. Ti dhe Dhori Kule duheni cuar mbrapa hekurave.

Shto koment

Denonco