VIDEO/ 'Bllokada', dokumentari për lëvizjen e studentëve kroatë, që po shpërndahet me shpejtësi në fakultete

VIDEO/ 'Bllokada', dokumentari për lëvizjen e studentëve kroatë, që po shpërndahet me shpejtësi në fakultete

10:47, 16/01/2019
A+ Aa A-

Në  të gjitha fakultetet ku mësimi vazhdon të bojkotohet nga studentët, po transmetohet një dokumentar i quajtur Blokada. "Bllokada' po ndiqet me interes dhe po shpërndahet me shpejtësi. Çfarë tregon ky dokumentar? 

Në prill të vitit 2009, studentët e Fakultetit Filozofik të Zagrebit bllokuan mësimin. Të indinjuar nga tarifat e semestrit, studentët filluan rezistencën e tyre kundër komercializimit të arsimit, ndryshe të njohur si proces i Bolonjës. Mirëpo në vend që thjesht të protestonin, studentët përjashtuan parlamentin studentor dhe e morën fakultetin nën kontrollin e plenumit të studentëve, strukturë ku secili student mund të merrte pjesë në vendimmarrje.

Dokumentari “Bllokada”tregon përvojën e veprimit politik më të rëndësishëm në Kroaci që prej vitit 1971.

Lufta kundër komercializimit dhe bllokada ka zgjatur plot 34 ditë, gjatë së cilës janë bllokuar rreth 20 fakultete. I realizuar gjatë vetë bllokadës, dokumentari përcjell çdo gjë: që nga takimet e para, plenumet studentore, shenjat e para të lodhjes së lëvizjes si marrëdhëniet me profesorë dhe epilogun e gjithë asaj që ndodhi.

Dokumentari është në gjuhën kroate. Titrat janë dhe në shqip. Regjistor i tij është Igor Bezinoviç.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco