Protesta vazhdon, tension tek ekonomiku, studentët vijojnë ngujimin

Protesta vazhdon, tension tek ekonomiku, studentët vijojnë ngujimin

09:47, 16/01/2019
A+ Aa A-

Protesta e studentëve vijon të jetë aktive dhe shumë prej tyre shprehën të vendosur për të vijuar kauzën duke shtuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave. Pas protestave në rrugë, studentët kanë zgjedhur një formë tjetër duke u ngujuar brenda ambienteve të fakultetit.

“Balkanweb” shkruan se janë shënuar përplasje tek fakulteti i Ekonomisë, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës.

Studentët kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit me karrige si shprehje e rezistencës dhe vendosmërisë për pikat që kanë parashtruar për qeverinë.

Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco