Basha: Balili u vetëdorëzua me kushte. Doli nga shtëpia e tij

Basha: Balili u vetëdorëzua me kushte. Doli nga shtëpia e tij

22:16, 15/01/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me arrestimin e Klemend Balilit.

Kreu i PD-së Basha i ftuar në emisionin ‘Tempora’ të Sonila Meço, tha se Klement Balili është vetëdorëzuar nga shtëpia e tij me kushte.

Ky njeri i etiketuar si Eskobari i Ballkanit nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar.

Sipas të dhënave që po dalin, ky është vetëdorëzuar nga shtëpia e tij. Ky njeri nuk ishte pengmarrës i një aeroplani me pasagjerë që negocioi për t'u vetëdorëzuar.

Ai ka qenë në kërkim policor nga autoritetet shqiptare, ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet e DEA-s kanë qenë disa herë në Shqipëri për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Nuk kemi të bëjmë këtu me një sukses, por me një manovër. Një manovër, nga njëra anë një manovër të Klement Balilit me tre kushte. Të mos ekstradohet, të ketë një qeli me kushte të mira.....

Kishte një memo nga studentët ku thoshte që duhet të fusim mik Klement Balilin për të na plotësuar Klement Balilin’, tha Basha gjatë intervistës së tij në OraNews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco