‘Qeveria Rama, Shqipëria po shkon drejt autoritarizmit me shpejtësi’

‘Qeveria Rama, Shqipëria po shkon drejt autoritarizmit me shpejtësi’

18:49, 15/01/2019
A+ Aa A-

Kompania britanike e inteligjencës në fushën gjeopolitike dhe riskut për investime, Oxford Analytica, me qendër në Londër, që shpesh shërben për qeverinë Mbretërisë së Bashkuar, ka bërë një analizë për situatën aktuale në Shqipëri.

Ky është raporti për vendin tonë i datës 7 janar, që i është dërguar kompanive britanike të investimeve dhe agjencive të tjera të interesuara.

Titulli i analizës është: ‘Protestat mund ta zhvendosnin Shqipërinë drejt autoritarizmit’.

Studentë protestues shqiptarë kanë ankesat e tyre, por gjithashtu artikulojnë një gjendje shpirtërore të përgjithshme pakënaqësie. Kryeministri Edi Rama ka dështuar në përgjigjen e kërkesave të tyre’.

Sipas analistëve të  Oxford Analytica: ‘Një kabinet i ri dhe i papërvojë duhet të marrë punën aty ku paraardhësit e tyre e lanë, me shumë probleme të pazgjidhura për t’u përballur. Rama po lufton qartë për të kontrolluar ngjarjet, por mbetet për t’u parë nëse demonstratat do të precipitojnë në një përgjegjësi më të madhe ose në një autoritarizëm më të madh’.

Sipas analistëve të  Oxford Analytica: ‘Protestat e shumta në Tiranë janë brenda një konteksti më të gjerë të pakënaqësisë në rritje me jetën në Shqipëri, ekonomia është vështirësi, elita politike është e shkëputur nga realiteti dhe institucionet publik janë të korruptuara dhe të kriminalizuara’.

Analiza bën një renditje të gjitha skandaleve të fundit që kanë përfshirë vendin tonë: ‘Skandali me kontratën PPP të Teatri Kombëtar, Shkarkimi në nëntor i Ministrit Xhafa dhe çuarja në burg  vëllait të tij, Po ashtu në nëntor kemi nisjen e protestës së Unazës së re të kryeqytetit dhe prishjen e shtëpive të qindra banorëve, në dhjetor një kompani fantazmë amerikane fitoi 30 milion euro me dokumente false’, shkruan faktor.al, që ka zbuluar edhe raportin.

Sipas analistëve të  Oxford Analytica: Protestat kanë tronditur kryeministrin, i cili përballet me zgjedhjet lokale dhe një vendim kyç nga Këshilli Europian në qershor nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë për anëtarësimin në BE’.

Përgjigja e Ramës, sipas analistëve britanikë, ‘ishte e menjëhershme në sulm ndaj të gjithëve’: studentët janë ngelësa, Partia Socialiste është bërë një kastë  mbyllur që ka humbur lidhjet me terrenin, opozita nuk e mban dot nën kontroll qeverinë, dhe media ka dështuar të raportojnë sukseset ekonomike të qeverisë’.

Image

Sipas analistëve të Oxfordit: ‘Pasi kjo qasje dështoi, Rama ndërroi taktikë përsëri, duke zgjedhur për të bërë lëshime të pjesshme, duke përfshirë një tërheqje të akuzave për provimet dhe premtimin e arsimimit falas për studentët ekselentë dhe ata nga shtresat më të pafavorizuara.

Pastaj më 28 dhjetor, pak para se studentët të largoheshin për pushimet e fund të vitit, Rama hodhi poshtë shtatë kabineti i tij prej 13 anëtarësh, duke përfshirë edhe ministrin e arsimit. Duke vepruar kështu, qëllimi i tij i menjëhershëm ishte zbutja e tensioneve dhe largimi i vëmendjes nga dështimet e tij’.

Megjithatë, riorganizimi i qeverisë ishte gjithashtu fillimi i përpjekjeve së KM Rama për të ri-vendosur autoritetin e tij në rënie.

‘Me një KM të frustruar në tentativën e tij për të rimarrë legjitimitetin, gjithçka u shua kur armiku i tij kryesor, Ilir Meta, që duhet të ishte një president mbi palët, u fut në lojë për të fituar kapital politik. Meta ktheu ligjin për buxhetin 2019 me kërkesën për të mbështetur kërkesat e studentëve.

Në të njëjtën kohë kriza, ka dëmtuar rëndë imazhin e delegacionit të BE në Tiranë, që vitet e fundit ka qenë aktiv në mbështetje të kryeministrit Rama. Të dyzuar mes besnikërisë së tyre ndaj Ramës dhe simpatisë  për studentët, reagimi i parë i BE-së ishte lëshimi i një deklaratë neutrale që u bën thirrje të dyja palëve që të angazhohen në dialog.

Kjo thirrje tërboi studentët demonstrues që panë aty një thirrje për të shkuar në kurthin që kishte ngritur kryeministri me dialogun. Vetëm pas dy javësh delegacioni lëshoi një deklaratë më të paqartë, e cila e përshkroi demonstratën si një ‘shprehje e shëndetshme e demokracisë’, e cila gëzonte mbështetje të gjerë publike’.

PIKA E KTHESËS

‘Protestat janë një moment historik në zhvillimin e Shqipërisë si një shtet modern – një moment kur të rinjtë demonstruan zemërimin e tyre të thellë në një sistem që u shërben interesave të disa të privilegjuarve.

Nuk ka garanci se kërkesat e tyre do të përmbushen. Protestat e mëparshme të drejtuara nga studentët kanë dështuar, dhe qeveria është e rrethuar nga interesa të shumta dhe të fuqishme të kundërta për reforma kuptimplota. Në vend të kësaj, protestat mund të provokojnë një shtrëngim të kontrolleve. Një projekt-ligj që aktualisht është para parlamentit, i cili ka për qëllim të forcojë rregullimin e mediave online, është një shenjë e qartë e një

domethënie ekzistuese drejt autoritarizmit. Rreziku është se kjo tani do të përshpejtohet’.

Kush është Kompania Oxford Analytica:

Grupi analizon tendencat politike dhe ekonomike në shkallë globale për biznesmenë privatë, agjencitë shtetërore dhe 50 qeveri, me një nivel të lartë të mbledhjes së inteligjencës. Për më tepër kanë zyra në Oxford, në Nju Jork, Uashington dhe Paris, dhe  një rrjet prej 1,400 bashkëpunëtorësh.

Promovon ‘inteligjencën e zbatueshme’, informacion mbi të cilin mund të veprohet, pa ideologji apo prirje politike. Themelues i Oxford Analytica, David Young, ish këshilltar i Henry Kissinger dhe presidentit Nixon. Në  bordin e kompanisë figurojnë edhe John Negroponte, ish drejtor i United States Intelligence Community, Sir Colin Mccoll, ish kreu i MI6.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco