Arrestimi i Balilit, deputeti: Çfarë pritet të thotë Balili tani ...

Arrestimi i Balilit, deputeti: Çfarë pritet të thotë Balili tani ...

18:40, 15/01/2019
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ishte i ftuari i sotëm në studion e lajmeve në SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Salianji është shprehur se mos ekstradimi i Klemend Balilit është lajm i keq.

Duke folur në studion e SYRI.net, Salianji është shprehur se Balili nuk ka ç’të thotë më, sepse gjatë kohës që ishte në kërkim ai tregoi se ishte i lidhur me Ramën.

‘Do ishte lajm i mirë nëse Balili do të ishte arrestuar. Mos ekstradimi i tij është një lajm shumë i keq për shqiptarët.

Shteti i është ulur në gjunjë Klemend Balilit dhe ka bërë gjithçka që ai ka kërkuar. Një njeri që jeton në kushtet e mbrojtjes nga ana e shtetit, do të bëjë të njëjtin aktivitet.

Si në shtëpinë e vet në Delvinë si brenda qelisë që mund të ketë kushte edhe më të mira, njësoj është për Balilin.

Nuk besoj se e folura e Balilit tani do të ndryshojë gjë, ai ka folur duke qenë në kërkim. Ai tregoi se ishte i lidhur me Edi Ramën dhe gjithë strukturat e qeverisë.

Reagimi i ambasadës së SHBA dhe të tjerëve ka qenë i madh. Vetëm me një përgjim, disa rrjedhje informacioni në dosjen 339 janë të përfshirë e gjithë qeveria’, tha deputeti Ervin Salianji në SYRI.net.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco