Alibeaj: Ka nisur procesi për kapjen e plotë të Kushtetueses dhe ILD-së

Alibeaj: Ka nisur procesi për kapjen e plotë të Kushtetueses dhe ILD-së

17:55, 15/01/2019
A+ Aa A-

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Enkelejd Alibeaj bëri publik qëndrimin e PD se mbledhja është e paligjshme dhe e pavlefshme.

Alibeaj argumentoi se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë u bë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme.

‘Një organ i krijuar nga paligjshmëria difekt, nuk mund të konstituohet në mënyrë të ligjshme dhe aq më pak të prodhojë veprimtari të tillë.’-tha Alibeaj, i cili vuri në dukje se vendimet gjatë vitit 2019 të grupit prej 8 individësh konsiderohen nga PD si të pavlefshme.

‘Marrja e vendimeve pa kaluar vetingun është devijim nga shkronja dhe fryma e Kushtetutës’ u shpreh Alibeaj, që theksoi se përbërja aktuale e KED nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur’.

Enkeleid Alibeaj shprehu shqetësimin e PD-së, se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas axhendës politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Për të shmangur këtë rrezik, deputeti Alibeaj propozoi në mbledhjen e sotme, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së.

Alibeaj kërkoi marrjen e mendimit nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e evitimit maksimal të rrezikut të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco