Fati i Ramës si ministër, Presidenti shton mjegullën: Qetësi por jo dashuri

Fati i Ramës si ministër, Presidenti shton mjegullën: Qetësi por jo dashuri

12:51, 15/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka lënë sërish pezull mundësitë për dekretimin ose jo të Kryeministrit Rama në postin e Ministrit të Jashtëm.

Presidenti, i pyetur sot gjatë vizitës që zhvilloi në Lezhë rreth kësaj çështje, deklaroi se përgjigja e tij do të jepet brenda afateve kushtetuese, duke mos dhënë detaje të tjera.

Meta shtoi se përgjigja e tij do të jetë “me qetësi por pa dashuri”, duke rritur mjegullnajën dhe spekullimet nëse kreu i shtetit do ta dekretojë apo jo Edi Ramën si kryediplomat të vendit.

Ja dialogu i Presidentit Meta me gazetarët rreth kësaj çështje

Pyetje: Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm?

Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco