Balili u vetëdorëzua, Lleshi e shet si sukses policor

Balili u vetëdorëzua, Lleshi e shet si sukses policor

12:07, 15/01/2019
A+ Aa A-

Edhe pse Klement Balili, një nga njerëzit më të kërkuar në vend u vetëdorëzua, për ministrin Sandër Lleshaj ky është një sukses i policisë.

Lleshaj tha se në operacionin që çoi në vetëdorëzimin e Balilit kanë marrë pjesë dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa refuzoi që të fliste lidhur me detajet operacionale të aksionit.

Ja deklrate e Lleshajt

Policia Shqiptare ka konkluduar një operacion për vetëdorëzimin e Klement Balilit. Nga sot policia merr në duart e saj një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa qyetarët marrin një mesazh të qartë për Shqipërinë që duam.

Arrestimi i sotëm është një rezultat se Policia e Shtetit është në një nivel të lartë gatishmërie për të kaluar në një fazë të re.  Operacioni vazhdon dhe se forca e ligjit do të shënojë një intesitet të ri, dhe të tjerë persona do të përfundojnë prapa hekurave.  

Pyetur nga gazetarët për kushtet që ka vënë Balili për t’u dorëzuar, Lleshaj tha se ai ka kërkuar garantimin e një procesi të drejtë ligjor. Kujtojmë se për Balilin janë organizuar rreth 15 operacione poolicore, që kanë qenë të dështuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist15/01/2019 16:52

More Minister,kur te pyet media,per arrestime te krimineleve dhe trafikanteve,pergjigja yte eshte,une nuk kam polic,ato i ben policia.Po sot qe Balili u vete dorezua,pse del ti dhe njofton per operacionet e policise?Drejtori i Policise se Shtetit,nuk din me e dhane lajmein per vetedorezimin (apo po deshi le ta quaje edhe arrestimin) e Balilit.Apo,ti,si manari i Rames,si keshilltari i tij (qe kurre nuk i ke dhane nje keshille),si minisstri i vene po prej Rames,duke qene edhe ish gjeneral (Leshi),duhet te plotesosh kohen televizive,qe ta ka vene si detyre ve Kryekadriu.

Shto koment

Denonco