I shqyejnë makinën pedagoges që denoncoi Ramën, reagon Berisha: Mbështetje, revolucionit studentor

I shqyejnë makinën pedagoges që denoncoi Ramën, reagon Berisha: Mbështetje, revolucionit studentor

10:48, 15/01/2019
A+ Aa A-

Pedagogia e universitetit Iliriana Kuçana është sulmuar, pak ditë ditë pasi denoncoi kërcënimin që i bëri kreu i qeverisë Edi Rama pse mbështeste protestën e studentëve. Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar aktin. Në mesazhin e tij në Fb, Berisha shkruan:

“Një akt i shëmtuar dhune shtetërore të organizuar! Banditët e Ramës sulmojnë dhe i shqyejnë derën e makinës, pedagoges së Fakultetit Ekonomik, Iliriana Kuçana, e cila ka denoncuar në media Ramën për kërcënimet dhe presionin me telefon ndaj saj vetëm se ajo mbështet studentët grevistë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të Edvinit dhe bandave dhe iu bëj thirrje qytetarëve të ngrihen në mbështetje të revolucionit demokratik studentor, jetik për të ardhmen tonë!”

Po ashtu, Berisha ka publikuar videot e protestës së studentëve, që vijon pa ndërprerje brenda fakulteteve:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco