VIDEO/ Buzhala, Haxhiu e Mustafa Nano përplasen për Ramën e Cakajn….

VIDEO/ Buzhala, Haxhiu e Mustafa Nano përplasen për Ramën e Cakajn….

10:07, 15/01/2019
A+ Aa A-

Ka patur tensione në emisionin “Opinion” mes tre gazetarëve të njohur Berat Buzhala, Mustafa Nano e Baton Haxhiu, të cilët po diskutonin në lidhje me mosdekretimin e Genti Cakajt si Ministër i Jashtëm.

Fjalën e ka marrë Mustafa Nano duke e etiketuar Berat Buzhalën si person që merr rolin e një garanti të interesit kombëtar e si kundërpërgjigje gazetari Buzhala është shprehur se fjala nuk mund të ndalohet, duke përdorur ironinë se kryeministri ka pushtetin së bashku me ata që e mbrojnë.

Mesa duket Mustafa Nanos nuk i ka pëlqyer ironia dhe i ka kërkuar Berat Buzhalës që të kthejë mbrapsht fjalën e thënë.

Më poshtë pjesë nga debati dhe video:

Mustafa Nano: Është një temë që më intereson shumë, çështja e shkëmbimit të territoreve. Kemi parë Beratin dhe shumë të tjerë si ai që merrni garantin e mbrojtësit të interesit nacional dhe i vini damkën të tjerëve, tradhëtarë, renegatë... me një fjalë të vërtetën e keni ju në xhep, ne të tjerët nuk dimë gjë.

Buzhala: Mustafa, ne kemi fjalën ju keni pushtetin... ne vetëm fjalën kemi dhe lirinë e saj s’mund të na mohoni

Mustafa Nano: Kush e ka pushtetin?

Buzhala: Kryeministri Rama dhe ju që e mbroni

Baton Haxhiu: C’lidhje ka more Berat?

Berat Buzhala: Ka lidhje sepse ju më akuzoni mua që bëj gardianin, ne fjalën kemi dhe këtë punë bëjmë, dimë të shkruajmë

Baton Haxhiu: Liria e fjalës tënde ka liruar çdo limit të ofendimit... liria e fjalës tëndë

Berat Buzhala: Do me thënë, me këto fjalë saktësisht Erdogani i fut njerëzit në burg... më thuaj cilën liri të fjalës kam kaluar unë.. më thuaj cilën, çfarë?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco