Nishani: Kryeministri nuk mund të jetë edhe Ministër

Nishani: Kryeministri nuk mund të jetë edhe Ministër

09:54, 15/01/2019
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani.

Një Kryeministër provokator ndaj Kushtetutës dhe Presidentit të Republikës apo rruga e gjetur për t'u larguar?

Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon që Ministri të ushtrojë dhe funksione të tjera shtetërore. Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër.

Neni 103
Pika 2. “Ministri nuk mund te? ushtroje? asnje? veprimtari tjete?r shtete?rore dhe as ..............”

Kjo çështje u sqarua publikisht dhe institucionalisht në rastin e dekretimit të Lleshajt. Ai nuk u dekretua sa kohë ushtronte “de jure”, funksione në Forcat e Armatosura. Pasi u lirua nga ato funksione u bë dekretimi i tij si ministër. Edi Rama ka vetëm një mundësi të bëhet Ministër i Jashtëm. Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.

Presidenti mund të dekretoj Ministër vetëm një person i cili nuk ka “veprimtari” tjetër shtetërore. Këtë e thotë të zezë mbi të bardhë, Kushtetuta e Shqipërisë. Ndoshta kjo është rruga që ka gjetur vetë Edi Rama për t'u larguar ?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco