Avokati i njohur: Rama ka shkuar për ministër si ‘cjapi te kasapi’! Meta ‘do ta therë’

Avokati i njohur: Rama ka shkuar për ministër si ‘cjapi te kasapi’! Meta ‘do ta therë’

21:47, 14/01/2019
A+ Aa A-

Avokati Spartak Ngjela ka folur sonte në emisionin “A show” të Adi Krastës në News24 për zhvillimet e fundit në vend, duke nisur me emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj. Ai tha se Cakaj nuk mund të jetë ministër i Jashtëm.

Avokati i njohur komentoi dhe propozimin që Edi Rama bëri për veten si ministër i Jashtëm. Avokati tha se “Rama ka shkuar si cjapi të kasapi dhe kasapi do e therë cjapin”. Avokati shpjegoi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë Metës të marrë vendime. “Rama e ka lënë vendin pa gjykatë dhe për pasojë nuk ka kush të kontrollojë institucionet”,- tha Ngjela.

Ai kritikoi Ramën për gjuhën e përdorur me Presidentin. “Rama ka gabuar me Presidentin. Nuk flet ashtu kryeministri. Këta nuk e dinë çfarë është shteti. Kanë ardhur me sandale dhe me pallate”, tha ai. Edhe më i ashpër është treguar Ngjela, kur tha se socialistët dëmtohen nëse nuk e rrëzojnë Ramën, që sipas tij nuk e do Perëndimi. “Socialistët dëmtohen nëse nuk rrëzojnë Ramën. Mekanizmi votë. Gjithë rreziku i tyre vjen nga ekzistenca Rama. Ekzistencën Rama nuk e pranon Perëndimi. Perëndimi nuk e pranon Ramën”, deklaroi Ngjela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

githbo16/01/2019 10:38

ca i jipni ze ketij!!!???

Shto koment

Denonco