VIDEO/ Edhe Juridiku në ngujim! Studentët, Ramës: Ose plotëso kërkesat ose ...

VIDEO/ Edhe Juridiku në ngujim! Studentët, Ramës: Ose plotëso kërkesat ose ...

21:49, 13/01/2019
A+ Aa A-

Edhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë vendosur që të ngujohen pa afat brenda fakultetit deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

Në një prononcim për gazetarin eSyri.net, Ermal Rizaj, një nga studentët u bëri thirrje gjithë studentëve të Shqipërisë mos përçahen por të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos i frikësohen asgjëje.

Ndërkohë që i kanë bërë apel Ramës që  të plotësojë kërkesat.

‘Gjatë mbledhjes që kemi mbajtur sot në Fakultetin e Drejtësisë kemi vendosur që do të vazhdojmë ngujimin pa afat. Do të  pranojmë edhe studentë nga fakultete e tjera. Ne po kërkojmë diçka të drejtë. Minimalisht jemi 100 studentë. U bëj thirrje të gjithë studentëve të mos dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat tona. Ramës i themi ose na plotëso kërkesat tona se rrugë tjetër nuk ke’, u shpreh një nga studentët.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco