VIDEO/ Studentët votojnë unanimisht për bojkot dhe ngujim

VIDEO/ Studentët votojnë unanimisht për bojkot dhe ngujim

20:01, 13/01/2019
A+ Aa A-

Studentët e Fakultetit Ekonomik, pas mbledhjes së përbashkët kanë dalë në deklaratë për mediat ku kanë lajmëruar se do të vijojnë protestën e tyre, pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

Studentët bënë të ditur për mediat se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në fakultet edhe gjatë natës. Ndërkohë që u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ti bashkohen protestës së tyre.

‘Protesta jonë do të vazhdojmë me ngujim. Kjo u arrit pasi bëmë një sondazh për të gjithë studentët janë vendosur që të vazhdojnë protestën e tyre. Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në kauzën tonë. Do të protestojmë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave tona. Shumica nga klasa ime që ishin në protestë, nuk ishin për tarifën. Unë kam qenë përditë në protestë dhe kam bërtitur më shumë sesa po bërtas këtu. Vij këtu, megjithëse kam prindërit kundra. Më janë kthyer kundra sepse manipulohen nga kryeministri. Ata nuk janë këtu duke ju parë a jëni ao nuk jeni partiakë. Ata më thonë “atje janë partiakë”. Pse vëhet kjo? Sepse media nuk është pushtet i katërt këtu në Shqipëri. Këtu media është e atyre. Duhet të vazhdojmë bojkotin derisa te na plotësihen kërkesat, të tetë kërkesat’, u shprehën studentët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco