Deputetja e PD: Pse heshtin Shahini dhe Nikolla për dhunën policore?

Deputetja e PD: Pse heshtin Shahini dhe Nikolla për dhunën policore?

19:50, 13/01/2019
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Alaba Vokshi, njëherësh dhe kryetare e Komisionit për Arsimin, ka reaguar pas dhunës policore ndaj studentëve protestues.

Me anë të një statusi në Facebook, ajo i ka kërkuar ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe ministres së re të këtij institucioni Besa Shahinit që të mos heshtin përballë kësaj dhune por të reagojnë.

Ja statusi i Vokshti:

PSE HESHTIN SHAHINI DHE NIKOLLA PËR DHUNËN POLICORE??

Prej disa ditësh po ushtrohet dhunë brenda ambjenteve të universiteteve ndaj studentëve me urdhër të Ramës.

E pa precedent dhuna policore, në shkelje te Ligjit për Arsimin e Lartë.

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Arsimin dënoj aktin çnjerëzor të policisë për të mos lejuar ushqimin për studentër e ngujuar, akt që shkon në kufinjtë e torturës.

Si mundet dy gra apo nëna të heshtin para kësaj dhune cnjerëzore???

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco